Tritoli në Fushë-Krujë, autori me precedentë penalë

350
Sigal

Uniformat blu kanë arritur që të hedhin dritë mbi vendosjen e tritolit në Fushë-Krujë, ndërsa autori është me precedentë penal. Gjithçka duket se e ka zanafillën pas një konflikti mes palëve. Ngjarja fatmirësisht pa pasoja për jetën ka ndodhur dy ditë më parë në Fushë-Krujë, ku shpërtheu një sasi eksplozivi në një biznes kompjuterash, në pronësi të 60-vjeçarit me inicialet M.T.

Sipas policisë, autori i dyshuar i vendosjes së tritolit është L. Kupa, 46 vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës, prostitucion dhe trafikim të armëve. Në bazë të hetimeve rezulton se autori i dyshuar ka konflikt me familjen e 60-vjeçarit që ka në pronësi biznesin ku u vendos tritoli.
Dy ditë më parë, një sasi eksplozivi shpërtheu rreth orës 03:20 në lagjen “Kastrioti”, ku pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.