Tritan Shehu takon presidentin e Partisë Popullore Evropiane: Rrezikohet demokracia në Shqipëri

639
Deputeti Tritan Shehu ka publikuar takimin e zhvilluar në Strasburg me Presidentin e Partisë Popullore Evropiane, Josef Daul. Shehu ka vënë theksin tek shqetësimi që i ka ngritur Daul mbi zhvillimet në Shqipëri, rreziqet e mëdha me të cilat po ballafaqohet demokracia e saj dhe instalimi i Diktaturës së Krimit në vendin tonë. “I paraqita përpjekjet e mëdha që po bën PD e Kryetari Basha, në mbrojtje të vlerave, të së drejtës, rrugës sonë evropiane, të gjitha këto tashmë të rrezikuara. E njoha edhe me përgatitjet që po bëhen për protestën e 27 janarit, si një manifestim mbarëpopullor kundër varfërisë, papunësisë, arbitraritetit, drogës, krimit etj”. Sakaq Shehu u shpreh se i ka transmetuar përshëndetjet nga Lulzim Basha dhe ish- kryeministri Sali Berisha.
Sigal