Tritan Kalo/ Të shkosh apo të mos shkosh në testimin e infermierëve?!

615
Testimi i infermierëve ka qenë në qendër të debateve të shumta mes pozitës dhe opozitës si dhe grupeve të interesit. Për këto problem ka dhënë mendimin e tij edhe mjeku i njohur, Profesor Tritan Kalo që po e japim si më poshtë: “Prof. Tritan Shehu ka shprehur në një konferencë për shtyp reagimin e tij për testimin, Kryetarja e Komisionit për Shëndetësinë në Parlament, zonja Albana Vokshi, po ashtu ka shprehur mendimin e saj kundër “testimit” si në Parlament po ashtu edhe në kontaktin me ju te shtypit. Unë vetë jam shprehur qartazi që në krye të herës, kurdoherë kundër modaliteteve të këtij “testimit”. 
Vetë infermierët po ashtu kana qenë pjesë integrale në “protestat” e organizuara kundër këtij testimi…. Në kushtet kur pushteti gjyqësor nën presionin e “uraganit të Reformës në Drejtësi”, një herë e pezullon Urdhrin Administrativ të Ministrit të Shëndetësisë, dhe më vonë në Apel i jep atij të drejtë dhe ky i fundit pa pritur Pozicionimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me apelimin nga Urdhri i Infermierëve të vendimit të Gjykatës së Apelit, e në mënyrën më “konspirative” të mundshme cakton edhe datat për realizimin e tij, në mes të këtij zhegu përvëlues e vrastar të këtyre ditëve, në vend që ta drejtonte tërë vëmendjen dhe energjitë e dikasterit të tij si dhe të neve, “mantel-bardhëve”, në përballimin e kësaj situate alarmante, gjen kohën për “shfaqje jo të shëndetshme të autoritetit të tij shtetëror”. Nga mënyra dhe vendi i zhvillimit të tij, si dikur “Koçi i teto Ollgës” në një shkallë më lart, jo si “piktor” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, por si “skulptor” në Fakultetin e Mjekësisë, nisur si duket edhe nga dalja në përkrahje të tij e Dekanes, Prof. Mira Rakacolli, në debatin që unë kam zhvilluar në News 24 me vetë Ministrin tonë të Shëndetësisë. 
Çfarë duhet të bëjnë infermierët e Shërbimit Terciar, meqenëse janë të parët që do të testohen, të dalin përsëri oborreve të spitalit, tanimë kur shumë prej tyre janë me pushime, apo të rrezikojnë vendin e punës, si me koncesionet e një pas njëshme që po i bën Sektorit Publik, Ministra jone e Shëndetësisë jo publike, po ashtu edhe me qëndrimet e drejtuesve të larte të këtij dikasteri apo të derivateve të tyre në QSUT si dhe në Spitalet Rajonale. Vetëm besë nuk mundet të kenë fjalët e Drejtuesve të Shëndetësisë të të gjitha niveleve, se “testimi është vetëm një fotografim i situatës së përgatitjeve të infermierëve”, apo kur nisur nga motivet perandorake “Divida ed Impera”, nuk përfshihen në këtë testim infermierët e sektorëve private, sepse në sektorin privat nuk janë shqiptarë ata që mjekohen, si dhe përçarjen e me tutjeme të infermierëve meqenëse testimi nuk bëhet në grup, por me “grupëza” 5-6 infermierësh dhe në orë të ndryshme, apo kur Urdhri i Infermierëve, të cilët zyrtarisht janë zëri dhe mbrojtësi zyrtar i infermierëve të këtij vendi vetëm hesht????…Ju gazetarët e të gjithave organeve të shtypit, duhet në këto kushte kur “agresiviteti i pushtetbërësve vetëm rritet”, të jeni më opozitë bërës përkundrejt vendimeve apo qëndrimeve arbitrare të Ekzekutivit, Legjislativit apo te Drejtësisë së vendit tonë. Jo më kot një shprehje angleze për situata të tilla është shprehur se: “A friend in need is a friend indeed!”.
Sigal