Trendi i ri, ja si femrat shtyjnë ciklin menstrual për shkak të pushimeve

7037
Sigal

MËNYRË E RE/ Nëse femra nuk merr kontraceptiv, atëherë është e pamundur ta shtyjë ciklin menjëherë

Cikli menstrual gjatë pushimeve verore mund të hap probleme të pa dëshirueshëm për cilëndo femër. Prandaj lexojini këshillat e gjinekologut për terapi të shtyrjes së ciklit menstrual… Tashmë kur është mesi i verës, dëshira për pushime ka arritur kulmin. Por sa do që, do të donim që pushimet të jenë relaksuese, femrat edhe në pushime verore mund të kenë një hall, nëse në atë kohë i befason cikli menstrual. Në bazë të disa studimeve të publikuara në maj të vitit 2013, në revista të huaja për kontraceptivët, 17 për qind e femrave e kanë pranuar që përdorin kontracepsione hormonale për të shtyrë ciklin e tyre. Hulumtuesit e Universitetit në Orgeno, kanë anketuar 1.374 studente, të cilat kanë përdorur tableta hormonale kontraceptive të kombinuara në gjashtë mujorin e fundit. Gjysma e tyre e kanë bërë këtë për shkak që gjatë pushimit mos të kenë hallin e menstruacioneve, ndërsa të tjerat i kanë përdorur për preferenca personale apo edhe për të stabilizuar PMS-in.

për më tepër lexoni Gazetën Ttelegraf