Trëndafile Vishaj/ DEMAT E GJYSMË-PENISËT E TYRE

    362
    Sigal

    Ç’janë këto re të zeza që pluskojnë nën mjegull?! Janë shtrirë çative dhe tentojnë tokën. Dhe në kohë të mirë degdisin diellin. Rrinë gjithnjë përsipër e shurrojnë shtrembër. Dhe ne që i shikojmë si pa të keq këto re-gjysmameshkuj. Shohim deri në thellësi të vrimës së anusit së tyre. Dhe lahemi e pimë urinën. Na vjen për të vjellë, por nuk vjellim. Ç’është kjo tufë demash të babëzitur?! Racë e së shkuarës që i sulen femrës sojlie, e zhveshin dhe i hipin përsipër pareshtur e pareshtur. Dhe ne i shohim gjysmë-penisët e tyre dhe të fismen të zhgërryer. Ka turp për atë që Zoti i ka dhënë dhe nuk mundet të ngrejë krye. Ç’është kjo valë mizash, minjsh e buburrecash të zinj që dalin gjithandej, e ku të mundin dhjesin?! Vërshojnë tuneleve që vetëm ata i dinë. Dhe nuk është as stina e tyre. Janë kaherë të uritur. Skërmiten e jargaviten. Dhe ne heshtim tek i shohim të hanë mbi trupin tonë. Përposhtë ne, e ata përsipër. Hapur një gropë, se as varr nuk ka. Proteston brinja e Adamit dhe gjinjtë e Evës. Dhe sërish nuk ndjejmë dhimbje. Shtrojmë po si pa të keq krevatet mbrëmje, për mbrëmje. Për të gdhirë mëngjeseve keq e më keq. Ç’qenie jemi ne?! Apo robotë dështakë pa ndjesi e gjak të një kohë të çmendur?