Tregtarët grekë të hoteleve të Korfuzit, Balili, shteti dhe masakra e Peshkëpisë

568

 

 

Tregtarët
 grekë, Balili dhe masakra e Peshkëpisë

 

Harilla
Sulioti

 

Aksioni i djeshëm i policisë
Shqiptare në zonën e Delvinës nuk ishte gjë tjetër veçse një paralajmërim  për këdo që 
politikisht do të renditet kundër Rilindësve  në këto muaj të fundit të pushtetit.  Ndoshta 
Delvina  është e dyta pas Lazaratit,
e piketuar për goditje apo show-n e radhës.  

 

Lazarati
dhe biznesmenët e Sarandës, barikada ndaj 
revanshistëve grekë 

 

Nëse do t’u rikthehemi arkivave të
2013-s të  parët që  kanë 
shkruar për emërimin e Klement Balilit disa numra rresht, ishte pikërisht
gazeta Telegraf. Madje në  redaksi kanë mbërritur
edhe diploma edhe vërtetimet  e dëshmisë së personalitetit. Sigurisht  që ky është misioni ynë dhe ne kemi mbajtur këtë
qëndrim dhe do të mbajmë për këdo që shkel ligjet e shtetit. Por ne do të mbajmë
qëndrim edhe ndaj qarqeve antishqiptare në Greqi dhe politikaneve të Tiranës të
djeshëm dhe të sotëm, të  cilët kryqëzojnë këdo që ka biznese duke e
piketuar si njeriun e radhës për gjobën e radhës. Aksioni i policisë në Lazarat
u përshëndet nga të gjithë dhe  shqiptarët
menduan, se më në fund po ndihet era shtet. Por shume shpejt u zhgënjyen kur
panë që era e shtetit u zëvendësua me erën e hashashit që mbuloi Shqipërinë. I
vetmi “dëshmor” i Lazaratit është Gatia dhe i pas Lazaratit është
piketuar Klement Balili. Po këta që mbollën në çdo cep vendin ku janë dhe pse
nuk doli qoftë edhe një emër i vetëm? Sigurisht që unë nuk i besoj
 deklaratat e dala nga zyrat e PD, për drogën pasi nga investigimet dhe
shumë foto të bëra nga “Telegraf”, të cilat sot bëjnë xhiron e botës nga Googel
, por edhe nga kontaktet e barinjve dhe “rojeve barinj” me të
cilët ne kemi hapur titujt e mëdhenj të gazetës na thonë, që në këtë biznes të
kultivimit të hashashit janë të përzier të majtë e të djathtë dhe vështirë se bën
dallime kush është më shumë e kush më pak. Pra me këtë duam të themi, se e
djathta ka dështuar në këtë lloj piketimi të 
Balilajve si të  majtë, pasi dihet
që fisi Balili ka qenë simbol i së djathtës dhe ishin ata që ruajtën nga djegia
dhe shkatërrimi Delvinën në vitet e zeza të 1997-s.

 

 Atëherë,
pse gjithë ky mllef ndaj fisit Balili?

 

Me sa duket dikush nga PD e djeshme
, këtyre njerëzve të shumtë si fis, aq sa janë dhe përcaktues në fushatat qendrore
dhe lokale do t’u ketë kërkuar ndonjë qokë ose ndonjë “gjobë”, e cila
nuk është ekzekutuar dhe kjo ka irrituar agallarët në Tiranë. Duke qenë se fisi
i Balilajve është marrë me biznes dhe kanë konkurruar si në prokurimet me
fondet e qeverisë Shqiptare, por edhe ato të huaja, ka thashetheme se dikur
nga  vitet 2006- 2008 këta tregtarë dhe punëtorë
të palodhur, kanë fituar një tender me institucionet e  huaja në Shqipëri me një vlerë afërsisht 2
miliardë lekë. Ky fond do ishte falas dhe jo kredi e kthyeshme. Flitet se një
prej familjarëve të të sapoardhurve në pushtet,nga PD sigurisht i ka kërkuar
gati 1 miliardë lekë të këtij projekti. Kjo do të thoshte që Balilajt të bënin
punimet dhe monkukaleshët e Tiranës të fitonin paratë qyl. Dikush mund ta quajë
edhe “gjobë”,  por sido të
quhet kjo është fabula e vërtetë.  Dhe këta njerëz trima të fisit Balili, jo
sot, jo dje, por që në kohën e Turqisë dhe pushtimit grek nuk e kanë njohur
frikën dhe po me kaq burrëri  përzunë
familjarin e funksionarit të PD . Nga ky moment fisit Balili iu prish nga
inspektorati  ndërtimor i kohës një hotel
midis Ksamilit dhe Saradës, iu prishën dy shtëpi të vëllezërve të tjerë, se nuk
kishin leje. Ndërkohë që mbi ato gërmadha u ndërtua përsëri, por me emër tjetër
dhe u legalizuan pas nëntë muajsh. Ndaj dhe sot ky sulm vazhdon, por në Sarandë
dhe në Delvinë i gjithë populli i majtë dhe i djathtë e di shumë mirë të vërtetën.

 

Sulmi
grek dhe letërporosia për ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme

 

 Historia e Balilajve është e
lidhur edhe me heroizmin e luftëtarëve shqiptarë, të cilët me shpatë, me  pushkë dhe me penë luftuan kundër dinakërisë
greke dhe kishës që kërkonte dhe kërkon eliminimin e gjuhës shqipe. Historia e
stërgjyshit  të Balilajve që organizuan
mbrojtjen e Delvinës dhe nuk lejuan Grekët të futeshin në zonat e tyre. Pikërisht
 këto ngjarje po i harrojmë përkohësisht
ne shqiptarët, por greket nuk i harrojnë kollaj. Mjafton fakti që  Edi
Rama po u tregon vendin grekëve dhe ne shohim reagimin grek që është më shumë
se  i turpshëm. Llogarit se çfarë trysnie
ushtrojnë  qarqet shoviniste me njerëzit
e thjeshtë. Ndaj shqiptarët në këtë pikë duhet ta mbështesin dhe jo ta lënë vetëm
Edi Ramën pasi interesat e brendshme politike janë të pallogaritshme përpara
kauzës së madhe kombëtare. Biznesi por sidomos pronarët e hoteleve dhe anijeve
turistike janë ish politikanë ose politikanë por që i kanë kaluar përkohësisht
këto biznese tek familjarët po ushtrojnë një trysni të paparë ndaj shërbimeve të
policisë greke, paguajnë media dhe portale me qëllimin final diskretitimin e
tregtarëve dhe pronarëve të hoteleve shqiptare në bregdet. Dhe këta
tregtaro-politikanë me eksperiencën e tyre e dinë mirë, se pa ekonomi nuk ka
politikë.  A nuk ishte i tillë sulmi ndaj ministres Kodheli? Nga kush u bë,
nga një portal? Vështirë se besohet . Ai është bërë pikërisht në këtë periudhe
kur ministri i mbrojtjes greke del me uniformë ushtarake  në kufi dhe 
kjo përbën shkelje të rëndë dhe është sinjal i fillimit të një
provokacioni sipas ekspertëve . Nga ana tjetër edhe mos heqja e “Ligjit të luftës”
është  i qëllimshëm që veç Çamërisë, ky
Ligj të përdoret si pretekst për çdo represion në kufirin mes dy vendeve. Kush
na qenkësh ky Balili kaq i rëndësishëm që u dashka ekstraduar në Greqi, kë ka
vrarë, kë ka prerë. Po grekët i kini parë që kanë 5 pilotë turq të grushtit të
shtetit dhe nuk i dorëzojnë, megjithëse janë të dy vend i NATOS? Po që këta
pilotë me gjithë helikopterë kanë zbarkuar në Greqi ? Apo bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë. Janë këta greke që edhe
sot e kësaj dite  nuk i kanë ekstraduar komandot
që më  10 prill të 1994 realizuan masakrën e përgjakshme
nga skuadra komando “Pirro 1” .Kjo Komando përbëhej nga 7 persona të
armatosur me armatim të ushtrisë greke
,
ndërkohë që F. Bejleri shëtit lirshëm. Kush është më e rëndë çudia Balili apo
krimet makabër të Bejlerit. Ja këtë të denoncoj PD nga tribuna e vet dhe pastaj
të merret gjithë ditën bashkë me ne për arat me hashash, kryekomunarët apo
administratorët ,drejtorët e policive, kryebashkiakët, drejtorinë qëndrore të
policisë, ministrin e brendshëm e me radhë deri tek Kryeministri po të dojë.

 

Grekët në verë derdhin naftën dhe vajrat afër brigjeve të bregdetit
shqiptar, në dimër duan goditjen e tregtarëve që konkurrojnë bizneset e
Korfuzit

 

Greket të mësohen se iku koha kur bënin
ç’të donin, dhe ta dinë  mirë se shqiptarët nuk ekstradohen në
komisariatet vdekjeprurëse greke dhe burgjet famëkeqe të ekzekutimit të qindra
shqiptarëve, të thyerjeve të kockave, zhdukjes së organeve apo flakjes nga
ballkonet e komisariateve për t’i trajtuar si “vetvrasje”. Po si mundet ta
harrojnë shqiptarët që ka disa vite që në ujërat në afërsi të bregdetit të
Jugut  derdhen çdo fillim sezoni turistik
vajra, naftë  dhe mbeturina me acide, me
qëllimin e vetëm që të krijohet panik tek turistët si vendas ashtu edhe ata
kosovarë, maqedonas apo evropianë.  E njëjta
lojë po tentohet prej tre vitesh me Balilët, të cilët i kanë dhënë një goditje
të madhe turizmit të Korfuzit, ndërkohë që kanë gjallëruar jetën turistike në
qytetin e bukur të Sarandës. Hoteli që po tërheq mijëra turistë në Sarandë i
fisit Balili është arsyeja e vërtetë e sulmeve greke, pasi ky hotel dhe të tjerë
që pritet të fillojnë këtë vit do falimentojnë shkëmbinjtë e zinj të Korfuzit, të
cilët kanë bërë miliona në kurriz të shqiptarëve. Sarandën e ka bekuar zoti dhe
turistët do vijnë aty, se është vend i begatë. Vetëm hoteli në Sarandë  ka të punësuar për 5 muaj, nga maji deri në
shtator 370  punonjës të regjistruar, të përhershëm dhe një pjesë sezonalë.
Çdo ditë në të qëndrojnë  turistë gjermanë, austriak, zviceranë,
Maqedonas, Kosovare dhe jo pak por mbi 1500 turistë në muaj të akomoduar në
pikun turistik dhe rreth 10 mijë turistë vendas dhe të huaj në vit. Mjafton ky
fakt që, shqiptarët nga Shqipëria , Maqedonia dhe Kosova qëndrojnë edhe gjatë
dimrit në Sarandë duke braktisur Korfuzin greke, të cilëve po u ikin milionat
dhe në vitet e ardhshme, turizmi në Korfuz do të shkojë drejt falimentit. Ndaj
asnjë lloj presioni dhe shpifje nuk duhet marrë më seriozisht nga grekët. A nuk
janë këta grekë që  i detyruan shqiptarët të ndërronin emrat në emra grekë,
nga Fatmir në Jorgo, nga Bedri në Niko, nga Alban në Kico  etj. E pse bëjmë
sikur i harruam këto. Sipas burimeve tejet të sigurta  nga shërbimet e
specializuara, fara e hashashit që mbuloi Shqipërinë ka ardhur nga portet greke
dhe janë futur në Shqipëri si fara të produkteve bujqësore nga kompanitë
greko-shqiptare ose më saktë e thënë nga kompani minoritare të zonave të
Gjirokastrës.  Pse të mos aludojmë edhe ne që kjo është bërë qëllimisht për
të diskretituar vendin tonë? Pse nuk ekstradohet dhe arrestohet  biznesmeni grek i farërave të hashashit. Po
tregtarët e miellit me rreze 7%  që po e fusin miellin gjoja për biskota
dhe kadaif dhe bëhet bukë duke përhapur sëmundjet kanceroze çdo ditë për
shqiptarët. Po pulat me vaksina vdekjeprurëse në vend që të groposen vijnë të
gjalla në Shqipëri. Po për  trafikun  e cigareve dhe vulave falso që vendosen në
kioskat e porteve greke pse hesht policia helene. Ja këto janë fakte konkrete për
autoritetet shqiptare, të cilët duhet t’i marrin me qetësi pa rënë pre e  shpifjeve dhe intrigave të  intrigantëve të qeverisë greke , pronarëve të
hoteleve greke të Korfuzit, por edhe të disa mediave të paguara greke që
dezinformojnë duke diskretituar qëllimisht përfaqësuesit e biznesit dhe trashëgimtarëve
të fisit  Balilaj nga  Delvina, të cilët nuk iu nënshtruan kurrë
shovinizmit grek.

Sigal