Tre vjet më parë, Serbo na tha “lamtumirë”

    452
    Sigal

    Në trevjetorin e largimit të aktorit të madh korçar që shkëlqeu me artin e tij

    Donte të vdiste si Bekim Fehmiu dhe ashtu ndodhi. Sot mbushen tre vjet nga lamtumira e Llazi Serbos, që iku nga kjo botë në një moshë relativisht të re. Llazi Sërbo u lind më 9 mars të vitit 1945 në Korçë dhe vdiq me 13 shtator 2010..Pasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1986 deri në vitin 1983 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudio”Shqipëria e Re”. Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi “Bardhësi” me regji të Besim Kurtit në vitin 1986. Në vitin 1991 do të realizoje skenarin dhe regjinë e filmit “Kush e solli Doruntinën” bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare (Nder i Kombit). Në kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972, roli i Dajlanit në filmin “Yjet e netëve të gjata”, më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin ” Operacioni “Zjarri”” në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi “Gracka” në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj. Përveç pasionit të aktrimit dhe regjisurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”. Ai më 13 shtator 2010 vrau veten në banesën ku jetonte i vetëm. Në letrën e fundit tha: ” Për meritat e tij artistike Llazi Sërbo është nderuar me titullin i lartë “Artist i Popullit”.