Transballkanikja, dëmshpërblim i menjëhershëm banorëve të Vlorës

    342
    Sigal

    TIRANE – Të gjithë banorët e lagjes Kushtrimi në Vlorë të cilët preken nga ndërtimi i autostradës trans-ballkanike brenda 2015-ës do të të marrin dëmshpërblimet e tyre nga qeveria. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka sqaruar sot se me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave ëshët vendosur që të dëmshpërblehen të gjithë pronarët e shtëpive. Për të marrë paratë e dëmshpërblimeve, qytetarët qytetarët janë ndarë në dy grupe dhe duhet të dorëzojnë disa dokumente në bazë të gjendjes në të cilën ndodhen objektet e tyre.
     
    Grupi i parë, janë qytetarët pronarë të objekteve dhe të truallit, të cilët do të dëmshpërblehen, duke ndjekur procedurat e shpronësimit për interes publik, në bazëtë dokumentave të pronësisë për objekt dhe truall.  Ky grup qytetarësh, do të trajtohet, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministave nr. 54 datë 21.01.2015 “Për shpronësimin për interes publik të pasurive pronë private nga realizimi i projektit lidhja e rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë”, duhet të paraqiten, pranë Bashkisë Vlorë me dokumentacionin si vijon:

    1.Çertifikatën origjinaletë Pronësisësë objektit apo truallit
    2.Kartelën e Pasurisë të lëshuar brenda 72 orëve nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë
    3.Hartën treguese të pasurisë
    4.Numrin e llogarisë bankare
    5.Dokument identifikimi (pashaportë ose kartë identiteti)
    Pas plotësimit do të procedohet direkt me derdhjen nga dega e thesarit në llogarinë bankare të shumës së miratuar në VKM.


    Grupi i dytë, janë familjet që posedojnë ndërtime pa leje, me funksion banimi, të cilat preken nga zbatimi i këtij projekti madhor.
    Ky grup qytetarësh, do të trajtohen, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 58 datë 21.1.2015  “Për trajtimin e disa familjeve që preken nga zbatimi i projektit ‘Lidhja e Rrugës Trans-ballkanike me superstradën Fier – Vlorë’ me programe sociale të strehimit”.
    Këta qytetarë do të përfitojnë pagesat e qirasë për dy vjet, ndërkohë për vitin 2015, do të marrin menjëherë pagesën e plotë, të qirasë për 11 muaj Shkurt – Dhjetor 2015.
    Enti Kombëtar i Banesave ka hapur një llogari të veçantë pranë Bankës Kombëtare Tregtare – Dega Vlorë, për të mundësuar tërheqjen e pagesës së qirasë nga qytetarët.
    Të gjithë qytetarët, të cilët do të përfitojnë nga ky fond,duhet të paraqiten pranë zyrave të Entit Kombëtar të Banesave Vlorë (që ndodhen në mjediset e prefekturës)dhe të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

    1-Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)
    2-Certifikatë familjare 


    Punonjësit e Entit të Banesave, bazuar në strukturën familjare dhe normat e strehimit në fuqi, do të përcaktojnë tipin dhe sipërfaqen e banesës, që përfiton familja dhe shumën e qirasë mujore.
    Pas plotësimit të dokumentacionit, Enti Kombëtar i Banesave, Dega Vlorë, do ta pajisë qytetarin me një dokument që mundëson, tërheqjen e menjëhershme të shumës, pranë Bankës Kombëtare Tregtare, Vlorë.

    Ndërkohë të gjithë qytetarët të cilët kanë qera, dhe kanë paguar prej vitesh detyrimet për legalizimet në vitet 2009-2010 duhet të paraqiten pranë drejtorisë së ALUIZNI-t Vlorë për të filluar procedurat për rikthimin e shumës së paguar.
     
    Sipas ministres Gjermeni të gjithë këta qytetarë janë braktisur pa asnjë përgjigje nga qeveria e mëparshme e cila nuk asnjë hap për ti legalizuar. Po ashtu Gjermeni tha se dëmshpërblimi dhe shpronësimi i pronarëve në lagjen Kushtrimi është një çështje e cila po ndiqet me prioritet nga MZHUT dhe institucionet e varësisë.