Trajtimi i veçantë financiar i pilotëve fluturues në pension

    411
    Sigal

    Masa e përfitimit/50% e pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë

     Një trajtim të veçantë financiar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore kanë pilotët fluturues që janë në pension. Por trajtimi i tyre i veçantë është bërë në bazë të një ligji specifik. Ai është bërë sipas bazës ligjore:

    – Ligji nr. 9128, datë 29.07.2003 “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, i ndryshuar. Po ashtu ai ligj ka pësuar edhe këto Ndryshime:

    – Ligji nr. 10135, datë 11.05.2009.

    Personat përfitues:

    – Sipas këtij Ligji, përfitojnë pilotët ushtarakë që kanë fluturuar me avionë reaktivë dhe me helikë dhe bordi avion-drejtues i tyre, si dhe pilotët dhe teknikët fluturues të Njësisë të Transportit Mjekësor me helikopter.

    Lloji i përfitimit:

    – Trajtim i veçantë financiar në shtesë të pensionit të pleqërisë.

    Kushtet e përfitimit:

    Pilotët që kanë fluturuar me avionë reaktivë e avionë me helikë, të kenë plotësuar kushtet për pension pleqërie dhe të kenë fluturuar:

    – Me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 vjet kalendarikë;

    – Me avionë me helikë jo më pak se 12,5 vjet kalendarikë;

    – Jo më pak se 15 vjet vjetërsi në shërbim për funksionet avion-drejtues fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi.

    Masa e përfitimit:

    – 50% e pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo me pak se 12,5 vjet kalendarike dhe kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë jo më pak se 16,5 vjet kalendarikë;

    – 35% të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 vjet kalendarike dhe kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë jo më pak se 12,5 vjet kalendarikë;

    – 25% të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, për funksionet avion drejtues fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi, me jo më pak se 15 vjet vjetërsi në shërbim, pavarësisht nga koha e daljes në pension;