Trajneri i Barcelonës harton planin për të mposhtur Juventusin

567
Luis Enrique ka vetëm një objektiv: përmbysja ndaj Juventus në Champions League. Gjatë konferencës për shtyp, 24 orë pas fitores së vuajtur kundër Real Sociedad, trajneri i Barcelonës thotë se është i gatshëm për gjithçka. “Tani jemi në një fazë ku kundërshtarët mund të na ndëshkojnë me pak gjë, por kjo nuk ka bërë ta humbim besimin te vetja jonë. Duhet të përmirësohemi dhe kundër Juventus jam i sigurt se do të japim gjithçka.”

“Në raundin e kaluar kundër Paris SG, – kujton trajneri blaugrana, – arritëm të përmbysim një humbje të pabesueshme. Kësisoj është e drejtë të besojmë te kthesa edhe në ndeshje kundër Juventus. Çfarë moduli do të përdor? 3-4-3? Nuk kemi asgjë për të humbur? Mund të luajmë edhe me tetë sulmues. Duhet një saktësi kirurgjikale. Ne gjithmonë jemi karakterizuar nga loja sulmuese, këtë herë duhet të jemi më të saktë se kurrë.”

Sidoqoftë, Luis Enrique mbron ekipin e tij dhe thotë: “Jam më shumë se i kënaqur lojtarët e mi. Edhe pse ky sezon nuk ka pasur vazhdimësinë e viteve të kaluar, sepse ende në garë për të fituar titullin kampion dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions League. Tifozët? I kemi ushqyer me futbollin më të bukur në botë, do të ishte e çuditshme që të mos duan dhe besojnë këtë skuadër të pasur me kampionë që kanë fituar gjithçka.
Sigal