Tragjedi në Afganistan! Vriten 5 zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, plagoset Ambasadori

486
Sigal

Pesë zyrtarë të
Emirateve të Bashkuara Arabe u vranë në një sulm me bombë në një hotel në
provincën jugore të Kandaharit në Afganistan.

Nga sulmi mbetën të
plagosur dhe 14 persona të tjerë mes tyre guvernatori provincial dhe ambasadori
iEmirateve të Bashkuara Arabel.

Ngjarja u regjistrua në
orët e mbrëmjes së të martës, ndërsa guvernatori Hamayoon Azizi, ishte në darkë
me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kabul, të shoqëruar nga disa
zyrtarë afganë dhe diplomatë nga Emiratet.

Zëdhënësi i qeverisjes
provinciale, Samin Khpalëak, tha se guvernatori dhe ambasadori i Emirateve, i
identifikuar si Juma Mohammed Abdullah al-Kaabi, janë plagosur.

Tre ditë zie janë
shpallur në Emiratet e Bashkuara Arabe.