Trafiku i qenieve njerëzore, shpëtohen 350 persona në Karaibe

627

Interpol dhe shërbimet policore në ishujt e Karaibeve dhe vendeve të Amerikës Latine kanë ekzekutuar të hënën një operacion masiv kundër trafikut të qenieve njerëzore, duke shpëtuar 350 persona, që shfrytëzoheshin në punë të rënda.

Sigal

Rreth 350 viktima të trafikut njerëzor janë shpëtuar nga policia në 13 vende të Karaibeve dhe Amerikës Latine.

Operacioni i koduar “Libertad”, i koordinuar nga Interpol, ka shpëtuar burra, gra dhe fëmijë që trafikoheshin jashtë vendit dhe shfrytëzoheshin në punë të rënda.

Viktimat u gjetën duke punuar në miniera, fabrika, tregje, ferma, por edhe klube nate. Agjentët e policisë arrestuan 22 persona dhe sekuestruan para të thata, telefona celularë dhe kompjuter.

Aksionet e koordinuara ishin rezultat i një hetimi që kishte zgjatur dy vjet e gjysmë e që kishte marrë jetë me nismë të qeverisë kanadeze.

Në të u përfshinë policitë e Brazilit, Venezuelës, si dhe ato të ishujve të Karaibeve, të mbështetura nga zyrat e Interpol në Lion të Francës dhe Buenos Aires.