Totozani: Të mbyllet paraburgimi i Sarandës, kushtet janë skandaloze

    96
    Pas takimit me qytetarët në zyrën e Sarandës së Avokatit të Popullit, Totozani kërkoi mbylljen e paraburgimit. Sipas tij kushtet që ai afron nuk rehabilitopjnë askënd. Igli Totozani deklaroi se problemet qytetare në Sarandë të adresuara te avokati i Popullit janë të shumta, që nga dalja nga skema ekonomike, deri te mungesa e ujit të pijshëm.
    Sarande-Avokati i Popullit Igli Totozani deklaroi nga Saranda se Institucioni i paraburgimit në Sarandë duhet të mbyllet.
    Igli Totozani: Për mendimin tim në ato kushte që është duhet mbyllu. Nuk riindegrohen qytetarët në kushtet e një ambient nëntokësor, me lagështi, pa infrastrukturë, pa asnjë kusht për riintegrim social.
    Totozani ka përsëritur që cështja e ndihmës ekonomike duhet të rikthehet te bashkitë, pasi janë ato që dinë varfërinë reale të aplikuesit.
    Igli Totozani: Një frigorifer që mund të figurojë në dokumentat e një qytetari rom, por që qytetari rom e përdor për dollap, nuk mund të shërbejë si një standard për ta eliminuar atë nga ndihma ekonomike.
    Avokati i Popullit vizitoi dhe shtëpinë e fëmijës në Sarandë, ndërkohë që në fund të vitit do të dalë me një raport për gjendjen dhe kushtet e institucionit ku strehohen jetimët.