Totozani kërkon përcaktimin e minimumit jetik, INSTAT: Matim vetëm nivelin e varfërisë

    376
    Përcaktimi i minimumit jetik në Shqipëri vjen si një kërkesë e përsëritur nga Institucione të pavarura dhe ekspertë me qëllim për të rishikuar politikat sociale ndaj shtresave në nevojë .
    Në një takim me pjesëmarrjen e OSBE , avokatit të popullit dhe ekspertëve u formulua kërkesa ndaj qeverisë për të miratuar sa më parë nivelin kombëtar të minimumit jetik.
    Totozani:” Gjatë kësaj periudhe kam pasur mundësi të udhëtoj në gjithë Shqipërinë dhe kemi shkuar në vendet më të largëta. Ajo që kemi parë është se janë shtuar të varfërit në këtë vend, ka papunësi, shpesh njerëzit nuk kanë më , nuk shohin më një prespektivë të qartë jetese. Ky është konstatimi që kemi bërë, pyetja jonë është se cila është përgjigjia që qeveria shqiptare duhet ti japë kësaj situate, cilat janë detyrimet që kemi ne ndaj qytetarëve për tu siguruar atyre minimum të paktën një jetë me kushte minimale mbijetese. Cili është niveli i varfërisë në Shqipëri, kush janë të varfrit? Sa nga ata që ne i quajmë si shkallë e mesme po rrëshkasin cdo ditë drejt varfërisë, a e di njeri këtë gjë? Sa nga të varfërit po shkojnë në varfëri ekstreme? Dhe cila do jetë përgjigjia e qeverisë shqiptare, e qeverive dhe kësaj qeverie ndaj kësaj situate. Natyrisht që llogaritja e minimumit jetik nuk është një çështje që e bën Avokati i Popullit, por Avokati i Popullit ka një detyrë që duhet bëjë mirë, të dëgjojë qytetarët dhe tua përcjellë mesazhin e tyre institucioenve shtetërore që duhet ta marrin seriozisht.Rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit duhen marrë seriozisht. Një gjë është e sigurt që niveli i ndihmës ekonomike që jep Shqipëria për frymë, me rrogat minimale me pensionet është shumë e vështirë për njerëzit shqiptarë të mbijetojnë në kushtet e sotme, ky është fakt. Këtë fakt nuk ka statistikë ta hedh poshtë. Pyetja është këtij fakti si do i përgjigjemi, pra të marrim një përgjigje nga qeveria si do ti përgjigjet situatës dhe kur?”
    Sipas ekspertëve përllogaritja e minimumit jetik duhet të realizohet sa më parë .
    “Ka nevojë për një përgjigje institucionale, shtetërore , të ligjshme dhe që merr në konsideratë stadin e sotëm të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit .”
    Ndërkohë përfaqësuesja e INSTAT shpjegoi se aktualisht në Shqipëri llogaritet vetëm niveli i varfërisë.
    “Një individ cilësohet i varfër nëse shpenzimet mesatare mujore për frymë të tij janë nën 4891 lekë. Ky është kufiri që përdoret për llogaritjen e varfërisë.”
    “Sigurisht tregon për abuzime dhe për shpërdorime të këtyre fondeve publike që synojnë realisht të targetojnë më të varfërit .”
    Minimumi jetik nuk është përcaktuar nga asnjë qeveri pas 90-ës pasi ai ishte një element që detyron autoritet të hartojnë politika me më shumë të ardhura për shtresat në nevojë . Kjo ka bërë që qeveritë të shmangin përcaktimin duke shmangur kështu edhe detyrimet financiare.
    Sigal