Sigal

Milan nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në “San Siro” kundër Torino-s, një takim i vlefshëm për javën e 15-të të kampionatit italian të futbollit.

Skuadra e Gennaro Gattuso-s nuk ka arritur të përfitojë nga ndalesa e djeshme e Lazio-s, për të krijuar një shkëputje në renditje. Pas këtij barazimi, në fakt, kuqezinjtë mbetet në vendin e katërt me 26 pikë, vetëm një më shumë se bardhekaltrit.

Pavarësisht barazimit 0-0, rastet nuk i kanë munguar dy skuadrave për të shënuar dhe për të marrë tri pikët. Një nga më të pastrit për miqtë ka ardhur në minutën e pestë, por gjuajtja e Iague Falque është devijuar në goditje nga këndi pas një ndërhyrje të jashtëzakonshme të Donnarumma.

Në fundin e pejsës së parë arbitri i ndeshjes ka akorduar një penallti për vendasit, por e ka ndryshuar vendimin pas ndërhyrjes së VAR.   Gjithsesi, kuqezinjtë nuk mund të fajësojnë asnjë tjetër përveç vetes së tyre për fitoren e munguar. Madje, ai që duhet fajësuar është Patrick Cutrone.

Qendërsulmuesi i ri i Milan ka shpërdoruar një rast të artë në minytat e fundit të ndeshjes, duke goditur topin shumë keq pasi ka dalë i vetëm para portierit Sirigu. Ky ka qenë barazimi i katërt radhazi mes këtyre dy ekipeve në ndeshjet e kampionatit.