Tmerroi të gjithë Dhërmiun me të shtëna, gjykata vendos për fatin e Emiljano Ninës

    111

    Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Emiljano Nina, i cili qëlloi katër herë me armë në një lokal nate në Dhërmi.

    Seanca e cila drejtohej nga gjyqtar Hektor Sinanaj, ndërsa prokuror ishte Kledian Llaho është zhvilluar me dyer të mbyllura.

    Gjatë seancës, e cila ka zgjatur për rreth 20 minuta, i akuzuari nuk ka lëshuar asnjë deklaratë, ndërsa është njohur vetëm me akuzat e palës paditëse. Në fund trupi gjykues ka vendosur “Arrest në burg”. Emiljano Nina qëlloi katër herë në ajër në një lokal nate në Dhërmi, ndërsa ngjarja ishte fatmirësisht pa viktima, pavarësisht se gjatë ngjarjes personat që ndodheshin në disko kanë kaluar momente tmerri.