Tjetër skandal në Shëndetësi, korrupsioni me tenderat e ilaçeve

    503
    Sigal

    Drejtori Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, asnjë kompetencë Drejtorive Spitalore duke i lënë  pa pambuk dhe termometër

    Drejtoritë e Spitaleve në rrethe prej 1 viti e gjysmë kanë dalë jashtë loje, dhe kanë mbetur pa asnjë kompetencë ligjore lidhur me furnizimin me medikamente. Asnjë pako me pambuk nuk mund të blihet nga Drejtoritë e Spitaleve në rrethe, pasi ky është urdhri i Drejtorit të Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë zotit R.Cimbi. Sipas këtij urdhri “asnjë Drejtori Spitalore nuk do të kryejë tender për blerjen e medikamenteve, pasi ato do të bëhen nga DPM e MSH”. Spitalet në rrethe prej një viti e gjysmë ndjejnë mungesën e medikamenteve nga ajo më e thjeshta si serum, pambuk e shiringa, e deri tek antibiotikët, duke rrezikuar në qindra raste jetën e pacientëve kronikë dhe atyre që paraqiten në urgjenca. R. Cimbi i ardhur prej një viti e gjysmë në pozicionin e Drejtorit të Prokurimeve në MSH ka përqendruar të gjitha kompetencat në duart e tij duke zhveshur totalisht Drejtoritë Spitalore, të cilat nuk kanë të drejtë (pavarësisht se me ligj u takon) të blejnë as pambuk e shiringa për nevojat e tyre. Spitalet e rretheve realisht gjenden prej muajsh pa ilaçe, me mungesa të shpeshta për serume, antibiotikë, duke rrezikuar jetën e pacientëve kronikë. Drejtuesit e spitaleve dhe shefat e pavijoneve  ankohen se shpesh gjenden në moment krktike për jetën e pacientëve. Ndërkohë që Repartit të Urgjencave në shumë rrethe u mungon serumi, jodi, shiringat dhe uji distiluar. Nga ana e tyre edhe firmat farmaceutike ndjehen nën presionin e Drejtorit të Prokurimeve R. Cimbi, i cili nuk dihet se nga cili ka marrë mbështetje kaq të fuqishme, duke shkelur ligjin dhe  duke marrë kompetenca të cilat ndjellin korrupsionin dhe boshatisin magazinat e spitaleve nga medikamentet. Tenderat bëhen kur thotë R. Cimbi, anulohen kur thotë ai, fitohen nga ajo firmë që thotë ai, dhe miratohet furnizimi me ilaçe i spitaleve të vendit, kur firmos ai. Kjo që po ngjet me furnizimin me medikamente të spitaleve të vendit, nuk ka ndodhur ndonjëherë- shprehen drejtuesit e Drejtorive Spitalore në rrethe. Sipas tyre “kjo situate mbetet stimuluese për aferat korruptive dhe kaosin dhe mungesat e gjata me medikamente në depot tona”. Eshtë viti i parë që ndodh ky fenomen, që firmat farmaceutike nuk po lidhin asnjë lloj kontrate me Drejtoritë Spitalore të rretheve, duke vonuar  dhe boshatisur depot e tyre nga medikamentet kryesore por edhe ato të thjeshta. Spitalet e Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Korçës, Ersekës, Dibrës, Shkodrës, Përmetit e Skraparit, por edhe të rretheve të vogla, kanë mbi 1 vit që vuajnë mungesën e medikamenteve, duke u detyruar ti nisin të sëmurët drejt Tiranës, ky ky fenomen negativ është më i zbutur. Shpesh ka ndodhur që Urgjencat në rrethe  janë gjendur pa jod e alkool, pa shiringa serume e fasho,  kur kanë pasur të plagosur nga aksidentet, pasi edhe depot e spitaleve kanë qenë bosh. Drejtuesit e Spitaleve në rrethe i bëjnë apel kreut të Ministrisë Shëndetësisë “të mos heshtë dhe bëhet palë me vartësin e tij Rajmond Cimbi, por ti hapë rrugën zbatimit të ligjit, furnizimit me medikamente të spitaleve në gjithë vendin, të ndëshkojë veprimet dhe aferat koprruptive të tij me firmat klienteliste, tu rikthejë kompetencat Drejtorive Spitalore, dhe të mos bëhet shkak për rrezikimin e jetës së pacientëve kronikë dhe atyre që paraqiten në Repartet e Urgjencave”. Ky fenomen negative dhe korruptiv duhet të marrë fund, ashtu siç duhet të marrin fund edhe eksperimentet që bëhen gjoja në “emër të reformave” por që mbajnë era korrupsion  dhe po sjellin pasoja në ecurinë normale të punës në spitalet e vendit.

    ARTUR  AJAZI