Tiranë, urbani i Kamzës humb kontrollin, përplas 5 automjete

516
Sigal

TIRANE – Një aksident është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet, ku protagonist është bërë autobusi i linjës së Kamzës, i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe për pasojë ka përplasur 5 automjete. Ngjarja ka ndodhur tek rruga e Durrësit, pranë shkollës së mesme “Qemal Stafa”, ku mësohet se urbanit të linjës së Kamzës, me targa AA 073 BJ, i është prishur kamio, ndërsa ka qenë shoferi i cili për të shmangur këmbësorët ka goditur automjetet. Nga të dhënat e para, nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale. Po ashtu si pasojë e aksidentit është krijuar edhe trafik në këtë aks rrugor, ndërsa në vendngjarje kanë mbërriturdhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për të lehtësuar trafikun si dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.