Tiranë/ Policia parandalon vrasjen e një emigranti, arrestohen dy autorët

478
Një vrasje është parandaluar nga policia e Tiranës mesditën e sotme. Nga të dhënat e para, mësohet se objektivi i atentatit ishte një emigrant, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Mësohet se janë vënë në pranga dy shtetas, Juljan Shorja 29 vjeç dhe R.T, 26 vjeçe, të dyshuar si vrasës me pagesë. Ndërkaq janë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë, me iniciale M.A dhe SH.P. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se Shorja u kap në flagrancë teksa po përgatiste lëndën plasëse me telekomandë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij atentati.
Sigal