Tiranë/ Operacioni ‘Dërgesa’: Kapet sasi e konsiderueshme tritoli, arrestohen dy persona

556
Sigal

Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni të koduar
‘Dërgesa’ në Tiranë, pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme tritoli.


kthesën e Valiasit u arrestua Ndue Bushati 27 vjeç nga Mamurrasi, i cili po
lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete. Lëvizjet e këtij shtetasi kanë
qënë të dyshimta dhe pasi kanë bërë ndalimin e tij kanë konstatuar në brendësi
të qeses 11 kallëpe tritol me peshë 450 gramë secila.

Nga
marrja në pyetje, Ndue Bushati konfirmoi se lëndën e kishte marrë në aksin rrugor
Fushë Krujë – Laç, nga Maliq Lika, i cili i kishte porositur ta dërgonte në
Tiranë.

Menjëherë
janë nisur shërbimet të cilët bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi, të cilit
gjatë kontrollit i’u 85 fishekë.

Policia
punon për gjetjen e destinacionit dhe përdorimit të lëndës së dyshuar plasëse.