TIRANË/ Numërohen 629 nga 1198 kuti, PS kryeson me 17 deputetë

425
Në qarkun e Tiranës që është edhe më i madhi në vend ku dalin 34 mandate deputetësh janë numëruar deri tani 629 nga 1198 kuti votimesh ne total.
Në bazë të këtij numërimi udhëheq PS me 99832 vota ose 17 mandate. PD ka 71356 vota ose 12 mandate. Nga numërimi i deritanishëm LSI ka 29278 vota ose 4 mandate dhe sipas këtij rezultati paraprak nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama, i renditur i 5-ti në listën e LSI mbetet jashtë Parlamentit. Ndërkohë LIBRA e Ben Blushit ka siguruar momentalisht 4660 ose 0 mandate. Kurse PDIU ka marrë 7051 vota ose 1 mandat, që do të thotë se sipas këtij rezultati paraprak kryesuesi i listës së Tiranës, Shpëtim Idrizi, sipas rezultatit që ka dalë deri tani të jetë në Kuvend.
Sigal