Tiranë, ndërron jetë këngëtari Tonin Tërshana

410
Vetëm 3 javë pasi u bë pronar i një banese sociale, këngëtari i njohur shkodran Tonin Tërshana ndërron jetë, duke mos e gëzuar atë. Ai nuk mundi t’i rezistonte sëmundjes së rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Tonin Tërshana lindur në Shkodër më 1 qershor 1949, është një këngëtar shqiptar nga Shqipëria.

Tonin Tërshana, përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Kur vjen pranvera” (Muzika Pjetër Gaci, teksti Fatos Arapi), merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH.

Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Sigal