Tiranë, Dekreti për Gjykatën e Lartë Komisioni i Ligjeve shtyn diskutimin

435
Sigal

TIRANË – Dekreti i Presidentit Bujar Nishani që kthen ligjin për Gjykatën e Lartë për rishqyrtim në Kuvend do të shtyhet për t’u marrë në diskutim nga Komisioni i Ligjeve ditën e hënë, ndonëse ishte parashikuar të ndodhte këtë të premte. Kjo është lajmëruar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.
 
Komisioni i Ligjeve ndonëse miratoi me konsensusin e opozitës projektligjet e parashikuara në rend të ditës nuk munguan mendimet ndryshe.
 
Për Projektligjin “Për një ndryshim në aktin normativ me fuqinë e ligjit të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve” , deputete e opozitës patën vërejtje për kryeministrin.