Tiranë, arrestohet një punonjës i policisë rrugore, për korrupsion pasiv

399
Një efektiv i policisë rrugore është vënë në pranga nga blutë e kryeqytetit ditën e sotme. Inspektori Edmond Jupe akuzohet për korrupsion pasiv dhe për ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve.
“Strukturat e Drejtorisë së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për caktimin e masës së Sigurimit Personal “Arrest me Burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Edmond Jupe, për kryerje të veprës penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Korupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 245/1, paragrafi i 2 dhe 259 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
Arrestimi është kryer pas një hetim i të përbashkët 6-mujor të SHÇBA-së Tiranë në bashkëpunim me Task –Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Efektivi i Policisë Edmond Jupe aktualisht kryente detyrën e trupës së Shërbimit në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Eskortimit në Komisariatin e Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në zbatim të procedurave ligjore
Sigal