Tiranë/ Arrestohen 2 persona, kapen me 120 rrënjë kanabis në makinë

442
Vihen në pranga nga policia e Tiranës dy persona pasi kapen me lëndë narkotike në automjetin me të cilin udhëtonin. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Nazmi Bilja, 29 vjeç, dhe Gëzim Celami, 47 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Mësohet se arrestimi i tyre u bë pasi më datë 11.05.2015 këta shtetas ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, me targë KLO3041, dhe janë ndaluar nga efektivët e Policisë për kontroll. Gjatë kontrollit të mjetit të tyre ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 rrënjë bimë e dyshuar si Cannabis Sattiva të vendosura në kubikë. 

Pas kësaj, policia ka ushtruar një kontroll edhe në ambjentet e banesës së këtyre dy personave ndërsa ka konstatuar në mjediset e banesës së shtetasit Nazmi Bilja, një armë zjarri automatik dhe në banesën e Gëzim Celmani një karikator me 4 fishekë e markës “TT”. Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme. 
Sigal