Tirana, kryeqyteti i vetëm në rajon, ku rampat e invalidëve numërohen me gishtat e dorës

    55
    Në Shqipëri numërohen të jenë mbi 140 000 invalidë, të cilët hasen çdo ditë me probleme nga më të ndryshmet, të cilat kushtëzojnë këtë kategori të veprojë si gjithë të tjerët. Problematikat që has në të përditshmen e tij një person me aftësi të kufizuar nuk janë të pakta, duke filluar që nga KEMP-i që ai merr çdo muaj, i cila nuk përmbush të gjitha nevojat që ky persona ka. Me këto para, invalidi duhet të vishet, të ushqehet, të paguajë dritat, duhet të paguajë personin i cili kujdeset për të, që në shumicën e rasteve mund të jetë prindi i këtij personi. Injorimi që u bëhet në shumë raste nga shoqëria jonë, e cila nuk ende nuk ka kulturën për të pranuar pa paragjykuar. Problematika e punësimit të kësaj kategoria, një përqindje, e cila rezulton të jetë shumë e ulët. Midis shumë probleme të që has kjo kategori, një tjetër problematikë tjetër po kaq madhore, cila kushtëzon lëvizjen e kësaj kategorie në të përditshmen e tyre është mungesa e korsive apo rampave, të cilat ndihmojnë këtë njerëz të lëvizin normalisht nëpër rrugët e qytetit. 
    Punonjësit e administratave zhvatin para nga personat me aftësi të kufizuar në këmbim të lidhjes së KEMP-it
    Problematikat për këtë kategori personash nuk kanë fund, as atëherë kur vjen puna për lidhjen e KEMP-it, i cli është bërë një sfidë për ta. Kjo sepse në shumë raste kur personat me aftësi të kufizuar i drejtohen zyrave përkatëse për lidhjen e KEMP-it, janë të detyruar të paguajnë punonjësit e këtyre zyrave për të bërë lidhjen, në të kundërt nuk përfiton as qindarkë edhe pse ky i fundi e meriton plotësisht. Ankesat në lidhje me këtë problem nuk janë të pakta edhe pse dokumentet mjekësore tregojnë qartë për përfitimin e KEMP-it. As për këtë nuk pyet njeri, duke marrë para në shkëmbim të hedhjes së firmave apo vendosjes së vulave nga punonjëset e institucioneve përkatëse. Përveç kësaj problematike, këta persona janë të detyruar të shkojnë disa herë në këto zyra për shkak të problemeve që nxjerrin punonjësit e këtyre institucioneve, për mos plotësim dokumentacioni, apo disa herë dhe për shkak të mungesës së punonjësve, të cilët detyrojnë këta persona t’i drejtohen disa herë këtyre zyrave, për të bërë të mundur plotësimin e dokumentacionit përkatës për lidhjen e KEMP-it pavarësisht problemeve që këta persona kanë. 
    Mungesa e korsive të veçanta dhe rampave një tjetër sfidë e përditshme për personat me aftësi të kufizuar
    Mungesa e korsive të veçanta apo mungesa e rampave në shumë rrugë të kryeqytetit, por dhe në shumë qytete të tjera, si dhe në shumë institucione, ku këta persona duhet të shkojnë shpesh është bërë një sfidë e përditshme për këta persona, duke e bërë të vështirë lëvizjen nëpër rrugët qytetit. Problematika si pasojë e mungesës së këtyre rampave fillon që hyrjet e pallateve ku këta persona banojnë, për të vazhduar më pas me pamundësinë për të përdorur transportin publik, si pasojë e mungesës së rampave nëpër autobusë, për të vazhduar më pas edhe në mungesën e rampave edhe në institucione të ndryshme, ku këta persona duhet të kryejnë nevojat e përditshme, qoftë kjo nëpër spitale, dyqane, zyra, institucione arsimore, zyra qeveritare, ku në shumë raste duhet të plotësojnë dokumentacione, etj. Këto probleme, personat me aftësi të kufizuara i cilësojnë si mjaft kushtëzuese, duke bërë që një person me aftësi të kufizuar të mos ketë asnjë mundësi të lëvizë i vetëm nëpër rrugët e qytetit, të mos shkojë dot në një farmaci, spital, zyre, apo për të mos bërë një xhiro rrugëve të qytetit të tij për shkak të mungesës së korsive të veçanta dhe rampave, të cilat janë mjaft jetike për lëvizjen në normalitet të kësaj kategorie personash. Shqipëri është vendi i vetëm në rajon, por dhe në Europë, ku ky problem shfaqet mjaft shqetësues, pavarësisht thirrjeve dhe protestave të shumta që personat me aftësi të kufizuar kanë bërë ndaj qeverisë. Në kryeqytetin e vendit tonë, rampat e invalidëve janë të rralla. Edhe kur ka një rampë, “nëse mund të quhet e tillë”, është aq e pjerrët saqë nuk mund të përdoret, sepse paraqitet mjaft e rrezikshme. Në këto kushte, mundësia për të lëvizur lirshëm pa pasur nevojën e një personi nga pas për të bërë një shëtitje apo për të kryer një aktivitet në Shqipëri nga këta persona është thuajse e pamundur, ose më mirë një sfidë më vete. Duke u përballuar me këtë realitet të hidhur që ofron vendi ynë në mbështetjen që i ofron kësaj kategorie, nivelin e ulët ekonomik, i cili u jepet këtyre personave, trajtimin e ulët shëndetësor dhe mundësitë e pakta për rehabilitimin e invalidëve në një shtet, i cilësuar si më i dobëti në Ballkan sa i përket infrastrukturës, duke pasur parasysh dhe numrin e popullsisë, e cila shkon në mbi 140 000 invalidë, kuptohet lehtë se gjendja është alarmante dhe se duhet menjëherë që shteti shqiptar t’i kushtojë vëmendje të veçantë, për të zbutur problematikat e përditshme të këtyre personave, të cilët duhet të kryejnë të njëjtin aktivitet ditor si gjithë pjesa e shoqërisë, pa u diferencuar nga askush dhe asgjë.