Tirana e rrugëve kryesore dhe rrugicave me gropa të mëdha

    485
    Mungesa e investimeve nga Bashkia e Tiranës në rrugicat e lagjeve më kryesore, është kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët e Kryeqytetit. Kohët e fundit gjendja në të cilën ndodhen këto rrugë ka revoltuar banorët, të cilët denoncuan në redaksinë e gazetës “Telegraf” mos marrjen e masave për përmirësimin e situatës. Të ekspozuar ndaj këtij problemi janë kalimtarët por edhe automjetet. Panorama që të ofrojnë këto rrugë, nuk ngjan aspak me standardet e rrugëve të kryeqyteteve të Europës. Disa rrugë janë krejtësisht të pakalueshme si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet, për shkak të formimit të gropave të mëdha, ku gjatë stinës së dimrit këto gropa mbushen me ujë, duke u kthyer edhe në një rrezik për kalimtarët të cilët nuk e njohin mirë këtë zonë. Banorët shprehen se fëmijët janë më të ekspozuar gjatë këtij problemi, për shkak se në shumë raste e kanë të vështir të kalojnë në këto rrugë për të shkuar në shkollë. Ndërsa pronarët e automjeteve shprehen se rrugët me gropa po ua shkatërrojnë automjetet, duke u detyruar t’i dërgojnë tek mekaniket për shkak të defekteve që u krijohen. 

    Ja disa nga rrugët me problematike të Kryeqytetit, për automjetet dhe këmbësorët
    Por përveç rrugicave të lagjeve të Tiranës, probleme të tilla me infrastrukturën rrugore kanë edhe rrugët më kryesore të kryeqytetit. Amortizimi në disa rrugë nuk është vetëm shqetësimi për drejtuesit e automjeteve ,por shpesh herë edhe burim rreziku sepse duhet të devijojnë automjete në korsinë tjetër. Ditët e fundit në rrugën kryesore në zonën e njohur si ‘Unaza e Re’ banorët dhe drejtuesit e automjeteve lëvizin në rrugë të dëmtuara.
    Po i njëjti problem është dhe Kinostudio pasi rrugët janë të amortizuara dhe gropa. Edhe në ato rrugë në të cilat është investuar vitet e fundit, cilësia e dobët e punimeve ka ndikuar në hapjen e gropave të menjëhershme, duke i kthyer me keq se ç kanë qenë më parë. Por nuk janë vetëm rrugët dytësore kaq problematike, por edhe ato kryesore dhe sheshet po ashtu, ku shfaqen gropa të mëdha të cilat kthehen në pengesa serioze duke ua
    vështirësuar qarkullimin automjeteve. Më herët drejtuesit e Bashkisë së Tiranës lidhur me këtë situatë rrugore problematike në kryeqytet justifikoheshin me faktin e bllokimit të buxhetit nga qeveria. Por tani me çfarë do të justifikohet pushteti vendorë? Pamjet që të ofrojnë rrugët dhe rrugicat e kryeqytetit flasin qartë për nevojën e investimeve të menjëhershme, me qëllim përmirësimin e qarkullimit të automjeteve si dhe këmbësorëve, ku gjatë stinës së dimrit përballen me vështirësi, për shkak të reshjeve të shiut. 
    Sigal