Thyhet arka e Pashkëve, vidhet Kisha e Shën Sotirit në Korçë

    87
    Vetëm dy ditë pas Pashkëve, arka e Kishës së Shën Sotirit në Korçë është thyer dhe paratë e mbledhura nga besimtarët janë vjedhur. 
    Policia njoftoi se sot, rreth orës 09:00, ka marrë njoftim se pranë Kishës së Shën Sotirit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur me thyerje arka, paraklisi ku besimtarët hedhin lekë, e cila ndodhet në rrethimin e jashtëm të Kishës.
    Nga deklarimet e marra, dyshohet se në arkë është marrë një sasi prej rreth 20.000 lekësh të reja. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.