Thyhen xhamat e supermarketit te “Myslym Shyri”, grabitet kasaforta. Por s’mbaron me kaq

649
Sigal

Tre persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e një supermarketi në Tiranë dhe kanë marrë kasafortën.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Medar Shtylla” në zonën e ‘Myslym Shyrit’.

Tre autorët nuk janë mjaftuar vetëm me marrjen e kasafortës së supermarketit, por kanë marrë edhe sende të tjera dhe janë larguar me një makinë. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve”- thuhet në njoftimin e policisë.