Thesari, 15 ish-zyrtarë të BSH në gjyq, Fullani e 3 të tjerë në hetim

704
Sigal

TIRANE– Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 15 ish-zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë. Të 15 këta persona, mes të cilëve Elivar Golemi e Dorian Çollaku, akuzohen për “shpërdorim detyre”. Ndërsa për 4 ish-zyrtarët e tjerë, Ardian Fullanin, Mimoza Bruzian, Ardian Bitrajn dhe Klevis Bejtjan vijojnë hetimet.
 
“Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë, Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, këta persona, nëpërmjet mosveprimeve të tyre, kanë krijuar kushtet për cënimin e një shume të konsiderueshme parash në administrim të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria e Tiranës ka paraqitur për gjykim kërkesën për të pandehurit:

1. Elivar Golemi, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
 
2. Dorian Çollaku, hetuar me masë sigurimi arrest në burg,
 
3. Petrit Ramohitaj, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
 
4. Bashkim Xhilaga, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
 
5. Lavdim Cani, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
 
6. Myzejen Belba, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
 
7. Liljana Kola(Tusha), hetuar me masë sigurimi arrest në burg
 
8. Dhimitër Davidhi, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
 
9. Gentian Jahja, me masë sigurimi arrest në shtëpi,
 
10. Bahri Allushi, me masë sigurimi arrest në shtëpi
 
11. Ilir Dedja, me masë sigurimi arrest në shtëpi
 
12. Fatbardha Gurthi, me masë sigurimi arrest në shtëpi
 
13. Emiljano Lamçe, me masë sigurimi detyrim paraqitje
 
14. Mehdi Marku, me masë sigurimi arrest në shtëpi
 
15. Mehdi Molla, me masë sigurimi arrest në shtëpi zyrtaret e bsh