Themelimi i Klubit Patriotik “Labëria” dhe “Ismail Qemali”

613
Sigal

Më datën 12 nëntor 2014, ditën e Mërkur, në orën 11:00, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar

SHOQATA “LABËRIA”, organizon sezon shkencor me rastin e 70-vjetorit

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LABËRIA”, NË BASHKPUNIM ME MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR , më datën 12 Nëntor 2014, ditën e Mërkur, në orën 11:00, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar  organizon  sesionin shkencor: “LABËRIA” NË 70- VJETORIN E ÇLIRIMIT TË ATDHEUT NGA PUSHTUESIT NAZI-FASHIST.

                                           PROGRAMI

  1. Fjala e hapjes: Prof. Dr. Ago NEZHA
  2. “Lufta Nacional-Çlirimtare-ngjarje historike e patjetërsueshme”: Prof. Dr. Paskal Milo
  3. “Gjykimi mbi luftën ANÇ, pas 70 vjetëve”: Prof. Dr. Xhelal Gjeçovi
  4.  “Nacionalizmi në Shqipëri gjatë luftës Antifashiste”: Prof. Dr. Pëllumb Xhufi
  5. “Shqipëria në aleancën e madhe antifashiste”: z. Melsi Labi
  6. “Marrëdhëniet e aleatëve të mëdhenj me LNÇL: Prof. Dr. Hamit Kaba
  7. “Britanikët dhe misionet e tyre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore”, z. Dorian Koçi

Më 11 tetor 1908 burrat më të mençur, më trima, ajka vlonjate ndërmorën aktin e Themelimit të Klubit

Më shumë se 40 burra në atë zgjodhën njëzëri për kryetar nderi Ismail Qemalin

Ndaj për Vlorën, me guximin, mençurinë, patriotizmin dhe besën e dhënë, i janë besuar, ose u vet organizuan për aksione më të guximshme të çështjes Kombëtare.  Ndaj dhe detyra e gjithë shqiptarëve ngeli: “Të marrin flakën e atdhetarisë që këta burra ndezën në Vlorë, në kohë shumë të vështira, të shpërndajnë dhe të ndriçojnë udhën, për të shërbyer me përkushtim Vlorës dhe atdheut tonë të dashur. “Që e nesërmja të jetë dhe do të jetë më e mirë”.  Po si ndodhi rrjedha? Më 23 korrik të vitit 1908 xhonturqit shpallën “Hyrjetin”- Kushtetutën) që premtoi liri kombëtare nënë perandorinë e saj.   Ashtu si edhe të tjerë, shqiptarët e interesuar jo për portofole perandorake, po për interesa madhore kombëtare, duke ju mbetur besnik “Lidhjes së Prizrenit”, “7 Marsit të Korçës” etj., ngjarje që kalendari historik i ka shënuar dhe folklori i ka ruajtur në gji, të gdhendur në këngë si amanete të çmuara… Mençuria, ajka vlonjate ndërmori më 11 tetor 1908 aktin e Themelimit të “Klubit LABËRIA”. Është detyrimi ynë si pasardhës të tyre, të kujtojmë, të evidentojmë dhe të nderojmë, po dhe të kryejmë mirë detyrimin tonë historik, në vazhdim të veprës së tyre, në shërbim të atdheut, kombit!   Po kush ishin këta burra të Vlorës, të rrallë të kohës  dhe të krahinave për rreth saj? Më shumë se 40 burra në atë kuvend burrash, ku zgjodhën për kryetar nderi Ismail Qemali, Kryetar Ekzekutiv Xhemil Vlorën, dhe sekretar Leonidha Naçi. Me rastin e 100 vjetorit të këtij Klubi, shoqata “Labëria”, dega Vlorë akordoi dhe i nderoi këta burra faqendritur të historisë me Certifikatën e “Mirënjohjes së Labërisë” me motivacionin: “Për veprimtari të shquar atdhetare-patriotike, pas vdekjes”. Kurse këtë vit në kujtim të tyre, te ndërtesa ku u themelua ky Klub do të organizojmë “ Nderim dhe Homazhe për “Klubin LABËRIA” të themeluar në vitin 1908. Nuk u bashkuan për kot, ata burra me përgjegjësinë  e kohës, për brezat dhe vendin, për të kthyer në moto pune të çdo ore, muaji e viti, realizimin e ëndrrave të Rilindësve tanë, që ishte me çdo kusht shpallja e Pavarësisë.   Qëllimi shumë i qartë i tyre, veprimtaria shumë aktive në terren, bëri që të ketë ndaj veprimtarisë së këtij klubi dhe njerëzve në përbërje të tij edhe kërcënime, deri dhe me arrestime nga regjimi i kohës. Kështu ndodhi pas vrasjes së oficerëve turq, zunë dhe dërguan në Stamboll anëtarët më aktivë të “Klubit LABËRIA”: Ibrahim Avdullan, Elmaz Kanina, MuçoSharra, Duro Shaska dhe Ali Beqiri. Kurse shumë të tjerë u arrestuan, por nuk e ndërprenë aktivitetin… U riorganizuan edhe më shumë, dhe shtuan veprimtarinë në teren, ndonëse në Lumin e Vlorë, ku dhe gjenin shtrat të nxehtë të veprimtarisë së tyre në, Kaninë, Drashovicë, Dukat, Brataj, Smokthinë etj., qendra për patriot të tillë si e dr. Koleka, Hamzai Isai, Hamit Lumi, Jani Minga që qenë përcjellës dhe udhërrëfyes direkt të ideve për hapjen e shkollave, nëpërmjet shpërndarjes së librave shqip, te djemtë vlonjat, që ishin mbrujtur me idealet e Pavarësisë Kombëtare. Ata propagandonin: “Se shkolla shqipe, qëllon më shumë se një top perandorak”! Është kjo arsyeja që për periudhën 1908-1912 objektiv i gjithë këtyre objektivave i “Klubit LABËRIA” ishte Shpallja e Pavarësisë Kombëtare pa kushte e Ismail Qemalit. Asgjë nuk kursyen gjithë ata patriotë, anëtar të “Klubit”, në shërbim të asaj kauze kombëtare të shumë ëndërruar! Edhe natën e bën ditë. Shkrime të shumta dhe kapitalet e tyre, gjithë energjitë njerëzore dhe intelektuale i vunë në shërbim të kombit, deri sa më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, u bë realitet: Shpallja e Pavarësisë Kombëtare, ëndrra e 500 vjetëve të shkuar. Është kjo arsyeja që poetët e kohës kanë lënë për Vlorën dhe bëmat e saj vargje që i përsëritën me:

Rrofshë e qofshë e bardha Vlorë

 Me Flamurë përherë në dorë,

 Me atë kryekurorë,

 Më Njëzetë e tetë Nëntorë…

Ishte kjo arsyeja që më 28 Nëntor 2012, me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë, Vlora bëri të mundur të sjellë në gjirin e saj 1 milion shqiptarë…