Thaçi: Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore

    82
    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore, e cila mbështet të drejtat e të gjitha komuniteteve, pavarësisht etnisë, gjinisë apo religjionit. Deklarata e Thaçit është bërë përmes një postim në Facebook, me rastin e Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
    Statusi i plotë i Thaçit: 
    Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kujtojmë përpjekjet e popullit tonë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
    Pikërisht mbi këto vlera, me shumë mund dhe sakrificë, një dekadë më parë, shpallëm Kosovën të pavarur dhe sovrane.
    Sot, Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore, e cila mbështet të drejtat e të gjitha komuniteteve, pavarësisht etnisë, gjinisë apo religjionit. HTH