Thaçi kërkon nga Shkupi ndërtimin e pjesës tjetër të autostradës

453
Sigal

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi sot nga Maqedonia ndërtimin e pjesës tjetër të autostradës, deri në kufirin maqedonas.

Gjatë vizitës në Maqedoni, Thaçi u takua me homologun e tij Nikola Poposki, me të cilin bisedoi për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe bashkëpunimin rajonal, ndërsa nënshkruan edhe disa marrëveshje bilaterale, bën të ditur gazeta “Express”.

Mësohet se Thaçi bisedoi me Poposkin për lëvizjen e lirë vetëm me letërnjoftim mes dy vendeve. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

I pyetur nga gazetarët nëse është në dijeni për një grup shqiptarësh nga Kosova dhe Shqipëria që në Itali po rekrutojnë luftëtarë për organizatën terroriste, Shteti Islamik, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovësa, Hashim Thaçi, theksoi se “Kosova është shembull se si duhet të luftohet ekstremizmin fetar”.
“Ne do të jemi të pa kompromis ndaj këtij fenomeni dhe Kosova nuk do bëjë kompromis me ekstremizmin fetar”.

Zv/kryeministri Thaçi ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Maqedoni.Gjatë qëndrimit në Shkup, Thaçi do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë, me përfaqësuesit shqiptarë dhe të shoqërisë civile.