Testimi i punonjësve social, Klosi: Kush ngel në test largohet nga institucioni

    501
    544 punonjës socialë në të gjitha rezidencat ku ofrojnë shërbimin kanë nisur sot fazën e parë të testimit pas urdhërit të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Testimi u vendos të zhvillohej menjëherë pas skandalit të ndodhur në jetimoren e Shkodrës.
    Testimi i cili nisi që në orën 09.00 të mëngjesit të së premtes, u ndoq nga afër nga vetë Ministri Blendi Klosi, i cili tha se ky testim synon të identifikojë personelin e aftë për t’i shërbyer kategorive shoqërore që kanë nevojë për përkujdesje.
    “Nëse testimi nuk del pozitiv, atëherë në bazë edhe të legjislacionit në fuqi, personeli që nuk kualifikohet mund të vazhdojë në sistemin tjetër, pra në atë të qytetarëve pa problematika, por në sistemin tonë ku kërkohet një shërbim më i specializuar, nuk mund të shërbejë dot”, shtoi Klosi.
    Ndërsa për ata që do të kalojnë provimin, Klosi tha se do t’u nënshtrohen kualifikimeve të vazhdueshme për të përmirësuar aftësitë e tyre. Testimi i 544 punonjësve socialë do të kryhet në dy faza; me shkrim dhe me gojë. Javës tjetër do të zhvillohet testimi me gojë.
    Sigal