Testimi i mjekëve, Beqaj: Do të kryehet, rritje e profesionalizmit

    386
    Sigal

    Testimi i mjekëve, i cili është kundërshtuar nga një pjesë e madhe e mjekëve dhe infermierve, është i padiskutueshëm, deklaroi ministri i Shëndetësisë nga materniteti “Mbretëresha Geraldine” gjatë inagurimit të sallës së re të kirurgjisë dhe gjatë inkubatorëve të rinjë.

    “Sot jemi në këtu për të treguar punën që bëjmë për të fuqizuar kapacitetet në këtë spital dhe në shumë spitale të Shqipërisë. Testimi do të bëhet, për të patur një njohje sa më të mirë për ne si Ministri Shëndetësie, të njohurive që kanë sot infermierët dhe mjekët, për të krijuar një program të qëndrueshëm, të shpejtë dhe efikas, të rritjes së formimit të tyre profesional”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.
     
    Prej dites së sotme Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” do të ketë një sallë të re në shërbimin e kirurgjisë dhe gjashtë inkubatorë të rinjë në shërbimin e neonatologjisë, çka do të rrisin cilësinë e shërbimit si ndaj nënave dhe bebeve që lindin aty.
     
    Ndërkohe Beqaj shtoi se mjeket dhe infermierët kanë rezultate më të mira kur mjekësia është e pajisur me aparatura moderne. “Por, sigurisht edhe për të mundësuar edhe që mjekët dhe infermierët të mund të kenë rezultate sa më të mira në punën e tyre, sepse në mjekësinë e sotme padyshim, aparaturat, ekzaminimet, kushtet e punës, janë shumë të rëndësishme. Dua të falënderoj drejtuesit e spitalit dhe drejtuesit e shërbimeve jo vetëm për punën që bëjnë, pasi të dhënat në këtë spital, tregojnë që në vitin 2014 kemi rritur ndjeshëm volumin dhe shërbimin që kemi ofruar në krahasim me vitin 2013, por edhe ato që janë specifike për këtë lloj spitali, të cilat tregojnë se kemi ulje të lindjeve premature, kemi ulje të lindjeve me operacion dhe kemi ulje shumë të ndjeshme të parametrave të  mortalitetit të fëmijëve”, deklaroi Beqaj.