Testimi i mësuesve të Tiranës, Malaj: 30 pyetje në një testim online

    347
    Arsimtarët në Tiranë, të cilët kanë eksperiencë jo më shumë se 20 vjet do t’i nënshtrohen testimit. Janë 30 pyetje në total të orientuar për formimin profesional të mësuesve dhe plotësimi i tyre do të bëhet online. Mësohet se testimi do të jetë online, ndërsa do t’i nënshtrohen atij plot 1700 mësues. Sipas informacioneve, testimi do të zhvillohet në 6 shkolla të martën në orën 14:00. “Të gjitha pyetjet e menaxhimit do të realizohen në formatin online.Janë 30 pyetje që do të realizohen përmes tabletave dhe përmes internetit. Kemi një javë që ua kemi çuar këtë informacion dhe pothuajse të gjithë mësuesit kaë kaluar atë që quhet prova e parë”, tha Nora Malaj. Autoritetet e Ministrisë së Arsimit thonë se testimi është për të rritur standartet dhe nuk do të ketë largime nga puna.
    Sigal