Testimi i mësuesve, 48% e aplikantëve rezultat negative, 7% vlerësim të lartë

    377
    Instituti i Zhvillimit të Arsimit publikon rezultatet e testimit nepëmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”. Nga 3789 aplikantë, 48% e tyre janë vlerësuar negativisht nga ekspertë të arsimit për shkak të paraqitjes së dobët. Vetëm 7% kanë marrë rezultat të larta. Të dhënat evidentojnë problematikën e sistemit parauniversitar dhe universitar duke veçuar ate te diplomimit dhe ato pritet të ndihmojnë ministrinë e arismit të bëjë ndërhyrjet e nevojshme.
    48% e të testuarve nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë” janë vlerësuar negativish për shkak të paraqitjes së tyre të dobët në këtë provim. Vetëm 7% e kandidatëve që janë diplomuar për mësuesi dhe duan të hynë në sistem publik kanë dale me rezulatet të shkëlqyera. Drejtori i Institutit të Zhvillimit të Arsimit Gert Janaqi publikoi rezultatet e plota të testimit “Mësues për Shqipërinë” pas përfundimit të korigjimeve nga ekspertë të arsimit.
    Gert Janaqi, Drejtori të Institutit të Zhvillimit të Arsimit: Me rezultate jo të mira paraqiten rreth 48% e aplikantëve, 7% e aplikantëve kanë marrë vlerësim shkëlqyeshëm, 9% janë vlerësuar mirë dhe 24% mjaftueshëm. DAR i Tiranës dhe Durrësit kanë shënuar rezultate më të mira. Ndërkohë rezultate mesatare kanë shënuar DAR i Korçës, Elbasanit dhe Fierit.
    Këto rezultate të dobëta evidetontojnë problematikat dhe cilësinë e dobët të diplomimit si në sistemin parauniversitar dhe në universitete. Të dhënat do ti shërbejnë autoriteteve të arsimit për disa arsye.
    Gert Janaqi, Drejtori të Institutit të Zhvillimit të Arsimit: Që ngushtësisht në Fakultete të shikohet sesi mund të përmirësohet cilësia e studentëve që diplomohen në Fakultetet ku formohen mësues për ta lexuar qarte situaten dhe kush duhet te jene masat qe cilesia e atyre qe diplomohen të fillojë të përmirësohet.
    Me rezultate më të larta janë vlerësuar të diplomuarit në Gjuhë Letërsi, në Universitetin e Arteve dhe të Teknologjisë së Informacionit. Në testim morën pjesë 3789 kandidatë; të diplomuar në mësuesesi që presin të punësohen dhe ata që janë të pakënaqur nga testimi i një viti më parë.
    Sigal