Tërhiqet UEFA, heq nga Facebook vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri

402
Sigal

UEFA nuk e ka përballuar dot “presionin”  e shqiptarëve. Në faqen e saj të rrjetit social Facebook, UEFA ka fshirë postimin ku bëhej me dije vendimi i marrë për ndeshjen Serbi-Shqipëri. 
 
Mbi këtë postim ishin qindra mijë komente kundër politikës së UEFA-së për të mos dënuar racizmin serb në ndeshjen ndaj Shqipërisë,
 
Fushata e reagimit kundër vendimit të UEFA-së për ndeshjen Serbi-Shqipëri, nisi vrullshëm më 23 tetor duke u përqendruar më së shumti në faqet e rrjeteve sociale të organit të futbollit evropian.
Shqiptarët nga të gjitha trojet komentuan  duke vendosur hashtag-un “#UEFAsayYEStoRacism” apo “#UEFAmafia”.
 
Komisionit të Disiplinës në UEFA dha një vendim të turpshëm për ndeshjen Serbi-Shqipëri që bëri të pakënaqur jo vetëm shqiptarë, por edhe serbët, të cilët donin mbajtjen e 3-pikëshit të fituar në tavolinë. 

uefa