Teresa May i kërkon Mbretëreshës lejen për formimin e qeverisë

541
Teresa May do t’i drejtohet “Buckingham Palace” për ti kërkuar Mbretëreshës lejen për të formuar qeverinë, pavarësisht se faktit se partia e saj ka humbur shumicën në Parlament.

Kryeministrja po përpiqet të qëndrojë në detyrë me mbështetjen e Partisë për Bashkim Demokrat ndaj administratës së saj.

Sidoqoftë, lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn ka kërkuar që May të tërhiqet, ndërkohë që laburistët janë të gatshëm të shërbejnë.

Pas këtyre zgjedhjeve zhgënjyese për Konservatorët, May përballet me 12 vend më pak në Parlament. Ndërkohë, lideri i partisë UKIP Paul Nuttall, ka dhënë dorëheqjen pasi forca e drejtuar prej tij nuk arriti të merrte asnjë vend në Parlament.
Sigal