Tepelenë, aksident: Gjen vdekjen një djalë i ri, plagosen 2 të tjerë

456
Një djalë në moshë të re ndërroi jetë para pak minutash në një aksident që ndodhi në Bënçë të Tepelenës kurse dy të tjerë u dërguan në spital me plagë të ndryshme. Viktima është Alfred Muçodemi, 25 vjeç. I ndjeri ishte duke udhëtuar bashkë me dy persona të tjerë, nga Tirana në drejtim të jugut, kur u përfshi në aksident.  Burime policore lokale i thanë NOA-s se i riu po drejtonte automjetin tip Renault me targa AA 634 HD kur humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përfshi në aksidentin fatal.
Dy personat e tjerë që gjendeshin në makinë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Tepelenës. Ata janë L.D. 32 vjeç dhe A.P. 40 vjeç.
Sigal