Temperaturat shkojnë deri në 19 gradë, si pritet të jetë moti sot

514
Sigal

Bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë deri vonë pasdite, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rritje të lehtë sjell dhe mesdita duke variuar nga -3°C deri në 19°C, maksimumi në zonat perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim dy ballë.