Teheran, në një muaj mumifikohen mbetjet mortore të 10 njerëzve

543
Sigal

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran në një muaj mesatarisht mumifikohen mbetjet mortore të së paku 10 personave, ka thënë drejtori i Zyrës së Mjekësisë Ligjore në Teheran, Mesud Kadipasha, transmeton Anadolu Agency.

“Zyra e mjekësisë ligjore bën mumifikimin në rastet kur një gjë të tillë e kërkon familja e të vdekurit”, tha Kadipasha në një intervistë për mediat e Iranit.

Sipas tij, në Teheran në një muaj mumifikohen rreth 10 trupa.
Kadipasha tha se shumica e trupave janë të personave të vdekur nga zona e Azisë dhe Evropës ndërsa në Iran kjo bëhet për faktin se shpenzimet e mumifikimit janë më të ulëta se në vendet tjera.
“Procesi i mumifikimit në Iran kushton rreth 700 dollarë”, thotë Kadipasha.