TEFAL dhuron elektroshtëpiaket për shtëpinë e pushimit të fëmijëve

    472
    Sigal

    Institucioni që ofron pushimet për fëmijët pa përkujdesje prindërore tashmë është pajisur me elektroshtëpiaket e nevojshme që i mungonin

     Pas një pune prej dy muajsh u arrit që Shtëpia e Pushimit për fëmijët pa përkujdesje prindërore në Velipojë të presë vogëlushët e parë. Tashmë fëmijët nga e gjithë Shqipëria që janë rezidentë në shtëpitë e fëmijëve mund të kalojnë disa ditë në plazhin e Velipojës. Rikonstruksioni i qendrës së ndërtuar në vitet ’60 u mundësua falë bashkëpunimit shumë të afërt midis Shërbimit Social dhe bizneseve. Një ndër bizneset që i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për t’u përfshirë në rikonstruksionin e Shtëpisë së Pushimit të Velipojës është edhe kompania TEFAL, pjesë e grupit SEB. Kompania TEFAL mundësoi plotësimin e nevojave të Shtëpisë së Pushimit për fëmijë në Velipojë për pajisjet elektroshtëpiake të cilat mungonin. TEFAL ka dhuruar elektroshtëpiake që kujdesen për ushqimin e fëmijëve, gjatë gatimit dhe ruatjes së tyre të freskët, shumë të domosdoshme gjatë periudhës së verës. Znj. Anjeze Gjeluci, nga Sherbimi Social, e vlerëson shumë përgjigjen pozitive të TEFAL ndaj ftesës për të ndihmuar këtë institucion që të hapë dyert pas shumë vitesh për fëmijet pa përkujdesje prindërore. “Hapja e Shtëpisë së Pushimit në Velipojë është një ndër përmirësimet më të mëdha që po i bëhen sistemit të përkujdesjes për fëmijët që nuk e kanë përkujdesjen e prindërve. Gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe shpresë-dhënës është gatishmëria që kemi gjetur nga ana e bizneseve për të mbështetur Shërbimin Social në këtë projekt. Konkretisht do të doja të falenderoja TEFAL që u shprehën të gatshëm ku pavarësisht kohës së shkurtër arritën të na dhuronin pajisjet elektronike që na nevojiteshin për kuzhinën e Shtëpisë së Pushimit. Na vjen mirë që kompani të mirënjohura si TEFAL janë partnerë tanët në projekte të tilla.” Përfshirja në këtë projekt e Grupit SEB u bë i mundur falë bashkëpunimit që kjo kompani ka me partnerin e saj në Shqipëri, Neptun rrjetin më të madh të dyqaneve të elektroshtëpiakeve. Përkujdesja për fëmijët është një ndër prioritetet e kompanisë TEFAL. Kjo filozofi pasqyrohet jo vetëm në produktet elektroshtëpiake që prodhon por edhe në aktivitetin e vazhdueshëm social duke mbështetur dhe nisur projekte në dobi të fëmijëve. Vetë kompania TEFAL dhe Grupi SEB janë të përkushtuara që edhe në të ardhmen të jënë pjesë e projekteve të Shërbimit Social.

    Shtëpia e Pushimit në Velipojë e rihapur këtë verë po pret e po i ofron pushime pranë detit të gjithë fëmijëve pa përkujdesje nga e gjitha Shqipëria.