Të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit, ja lëvizjet në Shkodër, Mirditë, Durrës e Korçë

582
Prej kohësh në Policinë e Shtetit kanë nisur lëvizje të shumta. Duke nisur nga Tirana dhe më pas në 12 qarqet e vendit kanë ndodhur ndryshime në rang drejtorësh por edhe zëvendësve dhe shefave të Komisariateve.
Raportohet se shefi i Komisariatit Shkodër, Alfred Cenaj është emëruar në Durrës si shef i seksionit të krimit të organizuar. Ndërkohë shef i Komisariatit të Shkodrës emërohet Hamdi Shullani.

Një tjetër lëvizje në veri është edhe e shefit të Komisariatit të Pukës. Gazmend Demrozi që drejtonte këtë Komisariati largohet dhe në vend të tij emërohet Pal Marku.

Ndërkohë shefin e Komisariatit Krujë, Erjon Ismaili tashmë do të jetë shef i stacionit të policisë në Fushë-Arrëz. Në Krujë shkon shef i Komisariatit Ervin Ndreu.
Sigal