Të sjellim pranë ata bij nëpërmjet historisë të atij brezi, që i’ u përkushtuan Luftës Nacional Çlirimtare.

    405
    Sigal

    Lufta Nacional Çlirimtare është një epope më vete në tërë historinë e kombit tonë. Lufta partizane thirri ndërgjegjen më të spikatur atdhetare të bijve të saj dhe rinia e atyre viteve, ai brez u ngrit në këmbë për çlirimin e Atdheut nga robëria fashiste. Ajo luftë pasqyroi vlerat më madhështore mëmëdhetare të popullit tonë. Në këtë kuadër le të biem pranë nesh rininë e atyre viteve heroike dhe këtë radhë e kemi fjalën për një të ri që sot jeton 90-vjetorin e lindjes. Peço Leonidha Kagjini, një i ri 20-vjeçar në bankat e shkollës së mesme Tiranë, është ndër të parët të rinj që qëndron në vijën e parë të rezistencës antifashiste me shumë shokë e miq të tij patriotë si Themo Vasi, Piro Kondi, Alqi Kondi, Vito Kondi, Sotir Papuli, Harito Nashi, etj.. Peçua u lind në Sheper, Zagori-Gjirokastër më 10 Maj 1924. Në vitet shkollore 1941-1942, filloi një aktivitet të madh antifashist, që organizonte rinia komuniste në shkolla. Me mbylljen e vitit shkollor ai priste, se ku do të caktohej për të kryer detyra me përgjegjësi. Në fillim të Qershorit e thërret shoku i tij Alqi Kondi dhe e ka porositur e i ka caktuar detyrë që të shkojë e të veprojë për Lëvizjen Antifashiste në rrethin e tij Gjirokastër. Në këto treva fillon një veprimtari të gjerë për të ngritur në këmbë rininë për një luftë të drejtë dhe punon për formimin e këshillave Nacional Çlirimtare në çdo fshat e krahinë. Nga përvoja e fituar në rrethet e rinisë shkollore, Peço Kagjini për luftën e rezistencën kundër fashizmit, në këto zona shquhet si një propagandist i devotshëm dhe qëndron vendosmërisht për të kryer detyrat që kërkon lufta e armatosur. Ka krijuar simpati e respekt dhe dëgjohet fjala e tij për t’ u mobilizuar rinia dhe i gjithë populli për Luftën Antifashiste. Peçua merr pjesë në aksione luftarake siç është rasti i çarmatosjes të postës së karabinierisë italiane në Sopik të Pogonit, që drejtohej nga komisari i Çetës “Koto Hoxhi”, Themo Vasi në vitin 1943. Përballon me sukses, duke qëndruar pranë fshatarëve në dy operacionet e egra të armikut, në atë të dimrit 1943-1944 dhe në atë të Qershorit 1944, ku Zagoria u dogj e tëra dhe s’mbeti shtëpi e katandi pa u djegur e shkrumbuar dhe ai qëndroi në krye të detyrës duke dhënë shembullin e qëndresës. Zagoria i dha 20 dëshmorë Atdheut.. Më vonë Peço Kagjinin e shohim në detyrë si Kryetar i Qytetit të Tiranës. Kur mendonte të rriste më tej rrolin e tij në kryerjen e detyrave për zhvillimin e vendit, papritur pëson goditjen e parë nga pushteti për të cilin luftoi e i kushtoi rininë e tij. Goditja fillon pas Konferencës të Partisë Tiranës në vitin 1956. Aty shfaq mendimet e tij për demokratizimin e jetës brenda partisë. U arrit deri atje që partia e pushteti diktatorial i kishte mohuar pjesëmarrjen e tij në Luftën Nacional Çlirimtare, e deklarojnë armik të popullit, e arrestojnë si të tillë. Dënohet me burg për agjitacion e propagandë dhe si del nga burgu, internohet familjarisht në Belsh të Elbasanit. Dhembjen më të madhe që jetoi Peço Kagjini ishte për trajtimin barbar të tri vajzave të tij të dashura, të cilat nuk ishin fajtore për asgjë. U vranë bukurinë e rinisë, u errësuan të ardhmen e jetës, bashkë me bashkëshorten Asamblenë, një grua e nderuar e me dinjitet. Ai sot ne këtë moshë është krenar, me prestigj e plot respekt në shoqërinë zagorite. Sot Peço Kagjini, në këtë 90-vjetor të jetës së tij jeton në SHBA me bashkëshorten e tij Asamblenë, pranë vajzave të tij të dashura. Nuk donte të largohej nga Atdheu, të cilit i kushtoi rininë,idetë dhe ëndrrat e tij. Kur hipi në avion, u kthye pa tokën shqiptare dhe me lot në sy tha: “Nuk dua të largohem nga Shqipëria ime, mua më ndjekin nga Mëmëdheu, nuk më dhanë një kasolle ku të fusja kokën”. Me këtë, u largua.

    Këshilli i Qarkut Gjirokastër me vendim

     Nr.35 Datë 15.07.20, i jep titullin “Nderi i Qarkut Peço Kagjinit”

     

    E urofshim edhe për 100-vjetorin, Peçon tonë

    Akile Vasi

    Hektor Peçi