“Të përfundojë sa më shpejt dëmshpërblimi për këstin e dytë!”

    389
    Sigal

    Flet Reshat Kripa, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

    Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë demokratë të Tiranës, Reshat Kripa, e mbështet deri në një pikë grevën e urisë, por nuk është për marrjen e masave ekstreme nga asnjë prej të përndjekurve. Një gjë të tillë zoti Kripa e ka bërë të ditur në një prononcim për “Telegraf”. “Unë nuk jam për marrjen e masave ekstreme, por normalisht që disa nga kërkesat janë të vërteta dhe normalisht që për këto duhet bërë grevë, por e theksoj nuk jam për marrjen e veprimeve ekstreme si këto që kanë ndodhur” është shprehur Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë demokratë të Tiranës. Sipas tij ligji i dëmshpërblimit është bërë nga qeveria që është sot dhe është bërë në 2007 dhe normalisht që ai ka pasur kontestime dhe rregullime. Dhe tani pritet që të shkojë në parlament ligji dhe të bëhet shpërndarja e kësteve dhe t’u jepet përparësi atyre personave që kanë probleme shëndetësore dhe normalisht që do të marrin më parë dëmshpërblimin.

    Problemet për marrjen e dëmshpërblimit

    Një pjesë e të dënuarve politikë kanë pas vështirësi për marrjen e dëmshpërblimeve për shkak të mungesës së dokumenteve. Zoti Kripa ka theksuar se: “Ne i kemi paraqitur një listë qeverisë të personave që kanë probleme për të marrë lekët dhe ne kanë premtuar që shumë shpejt do të fillojë dhënia e këstit të dytë për ato persona që kanë probleme”. Po ashtu ligjet do të kalojnë në parlament dhe do të fillojë shumë shpejt dhe gjërat janë në vijën e duhur. Ka qenë një vendim që do të merrnin dëmshpërblim personat që ishim mbi 65 vjeç dhe ajo listë mbaroi dhe do të fillojë dëmshpërblimi për personat poshtë 65 vjeç. “Kërkesa Ime dhe e kategorisë që unë përfaqësoj është që të mbarojë dëmshpërblimi për këtë kategori dhe të fillojë dhënia e dëmshpërblimit për personat e tjerë që janë gjallë, ose për pasardhësit e tyre”, shtoi ai në prononcimin e tij.

    Dosjet me mangësi pengesë për dosjet e tjera

    Dosjet me mangësi janë dosje, në të cilat postohet dokumentacioni, dosje me dokumente të fotokopjuara të panoterizuara, ose ato me certifikata të fotokopjuara, të cilat nuk kanë vlerë pa u noterizuar, ose me numra llogarie, të cilat janë të hapur në monedhë të huaj  dhe kjo është e papranueshme. Por dosjet me mangësi mund të jenë edhe ato ku mungojnë mjetet e identifikimit të personave që do të tërheqin paratë.