Të paktën 5.819 euro në vit për të qëndruar në Itali

    381
    Sigal

    ITALI/ Shqiptarët, komuniteti i të huajve që përfiton më shumë pensione sociale

    INPS jep shumën e re vjetore të çekut social për vitin 2014, që u paguhet nga shteti të moshuarve më në nevojë. Ashtu si edhe vitin e shkuar,  mund ta kërkojnë ata që kanë mbushur  65 vjeç e 3 muaj. Ndër të huajt, shqiptarët janë ata që përfitojnë më shumë çekun social

    – Është 5.818,93 euro në vit apo 447,61 euro për 13 këste, vlera e çekut social për vitin 2014. Çeku u takon shtetasve italianë, komunitarë dhe atyre jokomunitarë me kartë qëndrimi, me moshë 65 vjeç e 3 muaj, që jetojnë në Itali prej të paktën dhjetë vjetëve dhe që nuk kanë të ardhura apo kanë të ardhura vjetore më të ulëta se vetë çeku. Kriteri më i rëndësishëm për të drejtën e çekut social është

    Çeku social i qëndrimi në Itali i të huajve.

    Edhe pse në të vërtetë janë relativisht të paktë të moshuarit e huaj që përmbushin të gjitha kriteret për të marrë çekun, ai është i rëndësishëm për miliona të huaj që punojnë e jetojnë në Itali, pasi është kriteri bazë ekonomik që më shpesh përdoret nga ligji mbi emigracionin për të përcaktuar kapacitetin ekonomik e për rrjedhojë edhe të drejtën për të jetuar në Itali apo për të sjellë këtu familjen.

    Për të përtërirë lejeqëndrimin, për shembull, nevojiten të ardhura vjetore jo më të ulëta se çeku. Për bashkimin familjar, të ardhurat duhet të jenë të paktën sa çeku, plus gjysmën e tij për çdo familjar që kërkon të sjellësh. Edhe shtetasit komunitarë, nëse nuk kanë një punë, sidoqoftë, duhet të tregojnë të ardhura mujore të paktën sa shuma e çekut social për të qëndruar në Itali më gjatë se 3 muaj.

    Shqiptarët, komuniteti i të huajve që përfiton më shumë pensione sociale

    Sipas të dhënave të INPS-it (më të fundit janë akoma ato të vitit 2011), nga 827.800 çeqe sociale të lëshuara në vitin 2011, vetëm 16.843 u jepeshin të huajve. Ndër këta të fundit, janë të moshuarit shqiptarë që renditen të parët, plot 7.103 vetë.

    ITALI/

    Unë jam shqiptare e im bir ka babanë italian. Meqë fëmija është italian, a mund ta kërkoj edhe unë shtetësinë italiane?

    Ligji mbi shtetësinë italiane nuk parashikon mundësinë që bijtë të mund t’i transmetojnë shtetësinë e tyre prindërve, sepse neni nr.1 i ligjit nr. 91/1992 përcaktuan që është shtetas italian nga lindje fëmija që ka të paktën njërin prej prindërve italian. Në fakt, parimi i “ius sanguinis” bazohet në njohjen e shtetësisë sipas prejardhjes në linjë të drejtë.

    Në rastin konkret, e huaja ka dy mundësi për t’u bërë italiane: për rezidencë sipas nenit 9 apo për martesë me shtetas italian sipas nenit 5 të ligjit mbi shtetësinë nr. 91/1992. Në të dyja rastet shtetësia nuk jepet nëse i huaji konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike.

    Në rastin e parë, pra për të paraqitur kërkesë për shtetësi për rezidencë në Itali, i huaji duhet të tregojë që është i regjistruar në zyrat e gjendjes civile italiane prej një numri të caktuar vitesh, që ndryshon në bazë të faktit nëse është europian ajo i një vendi jashtë BE-së (dhjetë vjet për shqiptarët). Kërkuesi duhet të reagojë gjithashtu, se ka të ardhura të rregullta për të paktën 3 vjetët e fundit para paraqitjes së kërkesës së shtetësisë. (Këtu gjeni udhëzuesin e plotë për marrjen e shtetësisë për rezidencë).

    Në rastin e dytë, nëse i interesuari martohet me në shtetas italian, mund të paraqesë kërkesë për shtetësinë pas një periudhe më të shkurtër vitesh rezidence (dy vjet rezidencë me bashkëshortin italian nga data e martesës, ose një vit nëse çifti ka fëmijë) sipas nenit 5 të ligjit mbi shtetësinë.

    M. Arguello /stranieriinitalia.it

    GREQI/ Punëdhënësi duhet të dorëzojë kërkesë vetëm për një person

     Rinovimi i lejes së qëndrimit, duhet dy muaj para skadimit

    -Për rinovimin e lejes së qëndrimit, i interesuari/a, duhet që dy muaj para skadimit të lejes së qëndrimit të dorëzojë kërkesën përkatëse, sipas kategorisë së lejes së qëndrimit që kërkon të pajiset.

    Neni 3

    1.Vlera e kësaj leje qëndrimi është fillimisht një-vjeçare dhe rinovimi dy-vjeçar. Nuk lejohet ndryshimi i punëdhënësit gjatë vitit të parë të lejes së qëndrimit.

    2.Punëdhënësi duhet të dorëzojë kërkesë vetëm për një person, gjatë gjithë vlefshmërisë së kësaj leje qëndrimi.

    3.Punëdhënësi që përfshihet në këtë vendim nuk ndiqet penalisht as nuk do të zbatohen kundër personit të tij dispozitat e nenit 86, par. 3, 4 të ligjit 3386/2005, siç janë në fuqi (për mungesën e deklarimit të mëparshëm apo të kontratës së punësimit më parë).

    4.Shtetasit e vendeve të treta që përfshihen në këtë vendim përjashtohen nga dënimet e parashikuara në paragrafin 6, të nenit 86 të ligjit 3386/2005 (për punësim të padeklaruar dhe mungesë legalizimi të deritanishme).

    5.Të sa më sipër vlejnë deri në 6 muaj, nga data e publikimit të vendimit (deri më 13 prill 2014).

    Ky vendim është publikuar në Fletoren Zyrtare.

    I. Londo