Të gjithë në provim

733
Xhoi JAKAJ
Doktoreshe shkencash.Drejtore e burgut grave
Maturantët, studentët, politika dhe mendësia e të rinjve ishin ne unison me njeri- tjetrin këtë qershor të nxehtë

Zgjedhjet parlamnetare gjithmonë kanë një impakt madhor në jetën e shumë maturantëve e studentëve të universitetetve të vendit tonë. Të paktë mund të jenë ata maturantë që nuk kujtojnë gjithë çoroditjen që i kaplon kur provimet e tyre ndeshen edhe me fushatat zgjedhore e zgjedhjet më pas. Shto këtu edhe faktin qē shumë te rinj rreth te të 20-tat e tyre pa u formuar as rritur mire akoma u futën nē lista për deputet gjë e cila u krijon konfuzion pjeses tjetër të atyre qē ishin mbi libra për te siguruar nje 5 ne provim apo nje burse për nē universitet,Sigurisht që e ardhmja e studentëve lidhet ngushtë me potencialin dhe kapacitetet e gjithësecilit por, nuk duhet harruar se politikat arsimore që qeveria ndjek janë deçizive në formatimin e të ardhmes së tyre.

Sistemi arsimor në Shqipëri, gjatë viteve të tranzicionit, ka kaluar nëpërmjet shumë modeleve e praktikave të cilat në shumë raste kanë përmbysur pritshmëritë e të ardhmen e shumë të rinjve. Me zgjedhjet e reja elektorale që sapo lamë pas, politikat arsimore edhe njëherë u kthyen në qendër të debateve e platformave të fushatave elektorale kjo për faktin se përveç numrit të lartë të sudentëve që votojnë, rreth 18% e votuesve janë kryesisht maturantë që votojnë për herë të parë e për rrjedhojë edhe pesha e tyre në rezultatin e zgjedhjeve është e rëndësishme. Edhe njëherë, studentët e maturantët duhet të vendosnin se cila është alternativa më e mirë për të ardhmen e jetës së tyre që fillimisht nis me arsimin e tyre.

E them me bindje që këto zgjedhje të përgjithshme ishin historike, qoftë për zhvillimin e tyre aq paqësor e të qetë (që tejkaluan pritshmëritë në këtë pikë) por siç duket edhe për pranimin e rezultatin e tyre që me perjashtime te vogla dhe me vërejtje pothuaj te përgjithshme u pranuan gati ne unanimitet edhe na partite e nderkombëtarët,Këtë herë, gjurmët e fushatës nisën me bojkotin dhe protestën 90 ditore të opozitës, një marrëveshje pozitë – opozitë e deri në përballjen e ashpër të fushatës mes forcave kryesore politike në vend. Secila prej tyre kërkonte të fitonte epërsi mbi zonat gri në të gjithë vendin dhe sigurisht, e kthyen edhe njëherë vëmendjen tek maturantët që votojnë për herë të parë tek studentëtet e universiteteve. Për shumicën e maturantëve, siguria dhe dëshira për të qenë pjesë e universiteteve është disi jo-propocionale nëse do të kemi parasysh potencialin, aftësitë, rezultatet e provimeve të tyre si edhe praktikën e arsimit të lartë me të cilën do të ballafaqohen studentët në shtator. E nëse mendoni se kjo është e vetmja sferë që prek jetën e studentëve, kujtoni familjet e tyre. Statistikisht, shumica e familjeve shqiptare i përkasin shtresës së ulët e të mesme e për rrjedhojë këto janë edhe familjet e këtyre maturantëve e studentëve të cilët në një moment a në një tjetër nuk do të kenë të ardhura të mjaftueshme për të përfunduar studimet apo edhe për të jetuar. E nëse teorikisht shumë mund të thonë se nuk ju duhen edhe aq te futemi të ardhurave të studentëve për të përfunduar studimet, gabohen! Kostoja e shkollimit të një studenti është e barabartë me koston e blerjes së një banese në shumë raste, dhe jo çdo familje mund ta përballojë atë. Dhe sigurisht që maturantët e studentët e njohin këtë situatë!

Nën vorbullën e zgjedhjeve, pasiguritë e të ardhmes, tensionin politik… maturantët e studentët “harruan” të studiojnë. Frika e mosarritjes se rezultateve pozitive dhe ankthi i vetë kësaj periudhe u kthye përditshmëri për shumë të rinj. Psikologjikisht kjo gjë një të riu do t’i shkaktojë përshtjellime ndjenjash e emocionesh negative që nuk janë aspak në interesin më të mirë të zhvillimit normal e progresiv të tij. Madje është e rrezikshme që një i ri të jetë në mënyrë të vazhdueshme nën një presion të tillë psikik sepse akumulimi i energjive negative për një periudhë të gjatë kohore do të ndikojë në ndryshimin e personalitetit, të sjellurit e qëndrimeve të një individi sigurisht që në mënyrë negative e cila nuk i shërben aspak qenësisë së askujt. Disa nga rezultatet e provimeve maturantët e studentët tashmë i kanë marrë: disa morën nota maksimale, disa të tjerë ngelën – për t’i përsëritur provimet edhe një tjetër vit. Në një paralelizëm të thjeshtë sa edhe abstrakt, rezultatet e provimeve ngjasojnë edhe me zgjedhjet: për të patur rezultatet e notave maksimale të provimeve në fund të gjimnazit, apo universitetit,duhet shumë punë gjatë viteve të gjate studimesh se pas tij, gjithkush përballet me tregun e punës i cili asnjëherë nuk ka qenë miqësor me të rinjtë. E njëjta situatë ndodh edhe me politikën: duhen 4 vite punë e rezultate në drejtimin e një vendi që në fund të mandatit, kur të jetë sërish përballja me votë, të dalësh triumfues.

Është e lehtë të shihet se si diçka e madhe si zgjedhjet parlamentare mund të ndikojnë në vend në tërësi. Është logjike që shumë individë do të kenë një ndikim thelbësor në atë se si do funksionojë qeverisja. Zhvillimet politike janë të lidhura ngushtë me ato sociale, por nganjëherë është e vështirë të shihet efekti që zgjedhjet mund të kenë mbi një individ.

Është shumë e rëndësishme që në periudha si kjo t’i kushtohet vëmendja e duhur të rinjve, sidomos atyre që shfaqin më tepër pasiguri në jetën e tyre. Patjetër që politikat shtetërore duhet të jenë konformiste e afirmuese ndaj të rinjve. Ata nuk janë veç disa numra në kutitë e votimeve, janë ata që do të prodhojnë politikën e së ardhmes nëpërmjet asaj çka shohin sot e si i pergatisim ne per të ardhmen e tyre dhe te vendit,e nē fund të këtij qershori të nxehtë të gjithe ishin ne provime. Nxënesit e gjimnazeve. Studentet e universiteteve.prindērit e tyre që ju duhej punë dhe bindje për të orientuar fëmijet drejt se ardhmes se sigurtë që gjithnje mbetet studimi dhe puna, po aq në provim ishte politika shqiptare, te cilët ngelen dhe kaluan klasën u perballën me braktisje dhe mohime, por dhe me mbeshtetje maksimale, se kush mori noten negative dhe pozitive kjo u pa ne fund të dt 26 qershor, tani mbeten fituesit te jenë profesorë te mirë që populli i thjeshtë ti votoje edhe njëhere pas 4 vitesh aq sa i duhet nje maturanti qe doli me rezultate te mira per te mbaruar universitetin
Sigal