Sigal

“Taulant Balla u ka ofruar 2 milionë euro dy vëllezërve nga Hasi që të merrnin përipër sasinë e parave që u kapën në dy makinat Toyota Yaris para pak ditësh.” – shkruan ish-kryeministri Berisha.

Sipas një mesazhi të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, denoncuesi shkruan se të dërguarit e Taulant Ballës kanë vajtur në Has, tek shtëpia e dy vëllezërve që ishin shitësit direkt të makinave duke u ofruar 2 milionë euro për këtë shërbim.

Por sipas denoncuesit ata e kanë refuzuar këtë gjë.

 “Denoncohen veprime te reja te Tualant Yaris/Gjura/Jashari/Balla per fshehje gjurmesh!

Balla ofron shitesve te makinave 2 milione euro per mbylljen e aferes se tij Toyota Yaris

Qytetari dixhital denoncon:

– Taulant Yaris, pritesi i 5 milion eurove me Yaris nga te cilat 1.5 milione i vodhi policia pas zbulimit te tij per te fshehur gjurmet, veproi si vijon:

– Kerkoi nga nje keshilltar socialist nga Hasi qe t’ju kerkonte kushurinjve te tij shitesve te makinave ne kufirin midis Belgjikes dhe Gjermanise qe te pranonin se parate me Toyota Yaris i kishin nisur ata.

– Keshilltari socialist refuzoi kategorikisht te kryente kete detyre te piste. Pas refuzimit te tij,

– Taulant Yaris i nisi per ne vendbanimin e dy vellezerve nga Hasi, qe ishin dhe shitesit direkt te makinave Toyota Yaris. Te derguarit e Taulant Balles u propozuan shitesve te makinave se ne rast se do pranonin te deklaronin se parate jane te tyre, atehere Balla do paguante gjoben qe parashikon ligji gjerman per nje akt te tille dhe do ti shperblente me 2 milion euro per sherbimin e tyre. Vellezerit hasjane refuzuan ne menyre kategorike oferten kriminale te Balles, per te cilin ekzistojne pergjime qe e lidhin koke e kembe me parate e droges te aferes Toyota Yaris! Sb” – shkruan Berisha në Facebook.