Tatimet/Rregullat për çmimin e barnave që rezultojnë gjendje në datën 31 mars 2014

    411
    Sigal

    Që prej datës 1 prill 2014, furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetësore, nga institucionet shëndetësore publike dhe private, është furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja.

    Ndaj Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve për të siguruar zbatimin korrekt të TVSH-së 0% për sasinë gjendje të barnave më 31.03.2014, ka publikuar disa rregulla për tatimpaguesit persona juridik apo fizik, importues, prodhues apo tregtar të barnave, të cilët duhet të dokumentojnë dhe evidentojnë qartë në faturat tatimore të shitjes, dhe/ose kuponët tatimor zbritjen e çmimit për vlerën e TVSH-së të shënuar në pullën e kontrollit, për të bërë dallimin me barnat me pullën e re që nuk do të kenë të evidentuar TVSH në pullën e kontrollit. Qendra e Kontrollit të Barnave duhet të marrë masa që në pullën e kontrollit të barnave duke filluar nga data 1 Prill 2014, të evidentohet çmimi përfundimtar pa TVSH. “Tatimpaguesit në përputhje me legjislacionin tatimor, gjatë tregtimit të barnave duhet të ndjekin rregullat e mëposhtme:

     – Shitja e barnave stok me shkalle 0% të evidentohet qartë në faturën tatimore të shitjes dhe /ose kuponin tatimor, ku të shënohet dukshëm «shitje nga stoku dt.31.03.2014 ». Shitja e barnave stok me shkallë 0% të bëhet në faturë tatimore shitje ose kupon tatimor të veçantë nga shitja e barnave.

    – Në faturën tatimore të shitjes dhe/ose kuponin tatimor të lëshuar nga tatimpaguesit e sipërpërmendur, duhet të evidentohet qartë shkalla tatimore e TVSH-së së aplikuar, 0% apo « e përjashtuar », në mënyrë që në librat e shitjes dhe te blerjes, dhe /ose në raportin ditor të kasës që dërgohet në mbyllje të ditës pranë organit tatimor, të raportohen veçmas shitjes sipas tatueshmërisë së tyre për TVSH-në.

    Gjithashtu, furnizimi i shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, që kanë karakter terapeutik, si dhe të domosdoshëm për arritjen e qëllimeve terapeutike të synuara nga hospitalizimi dhe kujdesi mjekësor ndaj shtetasve, janë furnizime të përjashtuara nga TVSH-ja.

    Në këtë kuadër tatimpaguesit duhet të përjashtohen nga TVSH e barnave dhe shërbimeve

    Shëndetësore, duke sjellë efekte mbi kreditimin e TVSH-së për furnizimet e marra”, thuhet në njoftimin e DPT-së.